LAJMI I FUNDIT:

Gir: Inkuadrimi drejt BE-së duhet të jetë projekt nacional, e jo projekt i një partie apo koalicioni partiak

Gir: Inkuadrimi drejt BE-së duhet të jetë projekt nacional, e jo projekt i një partie apo koalicioni partiak

Reformat duhet të zbatohen jo vetëm që të kënaqet BE-ja apo që të sillet BE-ja këtu, në vend, por edhe që të sillet Maqedonia e Veriut në BE. Miratimi i legjislaturës në pajtim me standardet evropiane duhet të vazhdojë, kapaciteti administrativ duhet të reflektojë, ndërsa institucionet duhet të jenë operative. Sundimi i së drejtës, ndërkaq, është fillimi dhe fundi i procesit të inkuadrimit dhe do të mbetet fokus i ynë përgjatë tërë procesit, porositi sot euroambasadori Dejvid Gir.

Sipas ambasadorit Gir, procesi i inkuadrimit drejt BE-së duhet të jetë projekt nacional, e jo projekt i një partie apo koalicioni politik. Reformat janë në interes të qytetarëve, si dhe nxitje për prosperitetin e institucioneve, të demokracisë. Qëllimi është i ndërsjelltë, në interes të të gjithëve.

“Miratimi i legjislaturës në pajtim me standardet e BE-së duhet të vazhdojë. Ajo është diçka në të cilën të gjithë duhet të fokusohemi, kapaciteti administrativ duhet të reflektojë, ndërsa institucionet të jenë operative. Avancimi i së drejtës është fushë kritike. Sundimi efektiv i së drejtës është i domosdoshëm jo vetë për t’u siguruar mbrojtje e qytetarëve, por edhe për të ardhur investuesit. Nëse ata dinë se ekziston siguri juridike dhe se mund të mbështeten në sistemin, do të inkurajohen dhe do të vijnë, do t’i realizojnë investimet”, tha Gir, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në konferencën e përbashkët për shtyp me zëvendëskryeministrin për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov, pasi që paraprakisht e prezantoi Raportin e Komisionit evropian për Maqedoninë e Veriut për vitin 020, si dhe pakon për zgjerim.


Në Raportin për përparimin e Maqedonisë së Veriut ceket se Maqedonia e Veriut arriti përparim të mirë lidhur me luftën kundër korrupsionit dhe në këtë fushë ka nivel të caktuar të gatishmërisë. Korrupsioni, ndërkaq është i shtrirë në shumë sfera dhe duhet të sigurohet qasje më proaktive nga të gjithë faktorët e kyçur në parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit. Vendi vendosi mekanizma për sigurim të pavarësisë së gjyqësisë, siç janë rregullat për emërime në bazë të meritave, kontroll të pronës dhe konflikt të interesit. Lidhur me luftën kundër krimit të organizuar, korniza ligjore në masë të madhe është në pajtim me standardet evropiane dhe përpjekjet për zbatim të strategjive kundër krimit të organizuar duhet të vazhdojnë.

Sot pasdite, në Bruksel, eurokomisari për zgjerim, Oliver Varheji foli para eurodeputetëve, pasi që u publikuan raportet për përparimin reformues të vendeve nga Ballkani Perëndimor. Ai theksoi se Maqedonia e Veriut ka mbajtur përparim stabil në pjesën e reformave, posaçërisht sundimin e së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Varheji shpreson për konferencë të parë ndërqeveritare deri në fund të këtij viti.

“Diskutimet janë në rrjedhë në Këshillin për propozim të kornizës negociuese dhe shpresoj se konferencat ndërqeveritare do të mbahen nën kryesimin e tanishëm, nëse miratohen”, tha Varheji.

Në trend Lajme

Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Vizita e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s në Kosovë – çfarë tha Rutte pas takimit me presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti?

Vizita e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s në Kosovë – çfarë tha Rutte pas takimit me presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti?

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Siguri
Kalo në kategori