LAJMI I FUNDIT:

Gilani: Lufta kundër terrorizmit është në interesin tonë

Gilani: Lufta kundër terrorizmit është në interesin tonë

Pakistani është duke e luftuar al Qaeda-n dhe talibanët për interesat e veta, ka thënë të shtunën kryeministri pakistanez, Yousaf Raza Gilani, para se të nisej në vizitën e tij të parë zyrtare në SHBA.

“Ekstremizmi dhe terrorizmi janë problem për neve. Kjo është lufta jonë dhe na takon neve”, iu ka thënë ai gazetarëve në një bazë ushtarake në qytetin Rawalpindi, afër Islamabadit.

“Prioritet për mua është të ushtroj ligjin dhe rendin në vend… dhe kjo është arsyeja pse është në interesin tonë që ta luftojmë ekstremizmin dhe terrorizmin”./reuters/