Për të njohur të veçantat e qytetit të Bergamos në veri të Italisë, 68-vjeçari Giacomo Maria Nicolini është një libër lëvizës i historisë. Ky është qyteti i tij dhe i të parëve të tij. Ky është qyteti që atë e bën krenar dhe këtë ndjesi ia kthen me përkushtim vendlindjes së tij.
“Kultura italiane burimin e ka këtu, në veri”, thotë një prej figurave më unike të Bergamos. “Dëshmi është Bergamo, si vend ku e ruajmë traditën. Ndërtesat që shihni datojnë nga shekulli XII e deri në shekullin XIX. Assesi jo më vonë”.
Nicolini tregon se ky qytet përherë njihej me begati. Qyteti kishte dikur 82 kulla, disa nga të cilat ishin 67 metra të larta. Ato ishin për mbrojtje, por edhe si simbol i familjeve të pasura. Sot në qytet janë 52 kulla të tilla.
Disa nga këto kulla janë rrënuar gjatë ndërtimit të mureve venedikase, kur u shkatërruan 600 shtëpi dhe 16 kisha. Nga frika e revoltës popullore, në qytet u vendosën 500 këmbësorë të armatosur. Por, kryengritje nuk kishte…
“Venediku solli dije, estetikë dhe punë për shekuj me radhë. Mbi të gjitha, solli paqe dhe rend”, shton Nicolini.
Mjafton ky fakt për ta kuptuar këtë: Venediku emëronte dy udhëheqës në qytet – njërin për çështje civile (prefektin) dhe tjetrin për çështje ushtarake (komandantin). Ata ndërroheshin çdo vit, sepse qëllimi ishte shumë fisnik: të shmangej korrupsioni. Prefekti i fundit venedikas ishte Alvise Contarini.
Por, rendi dhe begatia e ka karakterizuar përherë këtë qytet, sepse kështu donte populli dhe sundimtarët nuk do të mundnin lehtë të bënin të kundërtën. Ata ishin pjesë e rrugës së rëndësishme tregtare, “Via Mercatorum”, që ndërlidhte Gadishullin e Apenineve me pjesën tjetër të Evropës. Ata kishin ndërtuar jo më pak se 13 sheshe, ku çdo shesh kishte emrin e një lloji të tregtisë: p.sh. sheshi i këpucëve, i peshkut, i sanës… Mbi të gjitha, e donin të bukurën, ndaj të gjitha ndërtesat i kishin të pikturuara nga jashtë dhe nga brenda. Gjurmët e këtyre pikturave shihen edhe sot.
Qyteti pra ishte i zhvilluar edhe kur ishte komunë e pavarur e edhe nën Milanon. Fushat ishin të punuara, ndërsa kudo kishte miniera plumbi, hekuri e të boksiteve. Vendi kishte punishtet e veta të monedhave (Zecca), e uji kurrë nuk mungonte. P.sh. Dukata e Milanos ndërtoi rezervuare të rëndësishme të ujit me 18 mijë apo 50 mijë brente (një brente ishte sa 50 litra). Ndaj, në kohë izolimi apo thatësie, vendi nuk vuante për ujë. Burim i rëndësishëm uji do të bëhej edhe fontana që Alvise Contarini ia dhuroi më 1780 popullit të Bergamos, në Sheshin Vecchia.
Nicolini është punëtor i palodhshëm që jeton me program strikt. Është i hapur ndaj të huajve dhe i hapur ndaj çdo ideologjie që sjell mirëqenie sociale. Por, urren dembelinë dhe injorancën. Ai udhëheq organizatën joqeveritare të quajtur “Orobicambiente Onlus”. Organizata është formuar më 2007 me qëllim të vetëm kujdesin ndaj ambienteve dhe monumenteve të braktisura historike. Aktiviteti është i përqendruar kryesisht në “Citta Alta” dhe bazohet në punë vullnetare.
“Orobicambiente Onlus” vepron në një sipërfaqe prej 4,700 hektarëve (47 kilometra katrorë) në 10 komuna. Meqë puna e saj i ka sjellë dobi qytetit dhe qytetarëve, nga viti 2015 ka fituar edhe mbështetjen e organeve të Bashkisë. E, ndihmat nuk mungojnë as nga individët dhe bizneset.
Kjo OJQ sot ka 30 vullnetarë që punojnë afro 6,000 orë në vit. Për punë janë dy grupe: njëri që punon në lartësi e tjetri në rrafsh. Në këto aktivitete vullnetare, të angazhuar janë edhe dy shqiptarë: Durim Taçi dhe Alban Gjata.
Nicolini është i lumtur për kontributin që jep ai dhe bashkëpunëtorët e tij. Madje, mburret për ndjesinë e vullnetarizmit që sundon në Bergamo – një e veçantë tjetër e këtij qyteti dhe rajoni.
“Jemi të parët për punë vullnetare. Janë mbi 15 mijë vullnetarë që merren me aktivitete të ndryshme shoqërore”, thotë ai. “Secili bën një punë të vogël e bashkërisht diçka të madhe për të mirën e përgjithshme. Madhështia e popullit përcaktohet nga këto gjërat e vogla”.
Pastrimi i mureve venedikase ka pothuajse rol primar për “Orobicambiente Onlus”. Këto mure kanë një perimetër prej gjashtë kilometrash dhe 2.5 milionë gurë. Në vende të caktuara kanë lartësi deri në 15-20 metra, ndërsa kapin në total një sipërfaqe prej 150 mijë metrave katrorë.
Puna që bëjnë vullnetarët menjëherë ka vënë në pah dëmet që koha ua ka shkaktuar mureve. Pos barit, në vende të caktuara kanë mbirë trungje që duke u rritur nisin të çajnë muret. Falë angazhimit të kësaj OJQ-je dhe pastaj edhe pas reagimit qytetar, ka pasuar intervenimi i organeve të qytetit për të sanuar dëmet.
“Itali është kjo. Neglizhenca e përsëritja e gabimeve këtu nuk falet, ndaj shteti ndërmerr menjëherë masa”, thotë Albani.
Vullnetarët, me këtë angazhim, pos vlerësimit të punës nga qytetarët, kanë fituar edhe diçka tjetër: dashurinë për natyrën dhe njohjen e rajonit ku jetojnë.
“Lëvizjet e shumta na bënë t’i njohim më shumë bukuritë e qytetit dhe provincës sonë”, thonë ata. /A.Sh./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëWilhelm zu Wied dhe Shqipëria në arkivat gjermane
Ateistë, ju as që e kuptoni çfarë është “besimi”!
Nëntëdhjetë mijë shkrepjet e mia të Diellit: Andrew McCarthy dhe fotografia më e mirë e tij
KOLAPS
Viti 1982: Vrasja e Jusuf Gërvallës, Kadri Zekës dhe Bardhosh Gërvallës
HISTORIA E NJENËS NGA ATO
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025