Disa javë më parë, duke bredhur nëpër faqet e gazetës së përditshme britanike "Financial Times", zbulova se ne shqiptarët, kishim një lidhje gjaku me gënjeshtrat statistikore. Një artikull te FT bënte të ditur se kishte zbuluar "gënjeshtrën më të madhe statistikore të shekullit të njëzetë". Dhe për fatin tonë të keq, qe Enver Hoxha autori i kësaj gënjeshtre: "Mos harroni se Shqipëria dhe Kina bëjnë së bashku një të gjashtën e popullatës së botës", shkruante gazetari Brian Groom, duke cituar një fjalim të vjetër të diktatorit shqiptar.
Kjo deklaratë, si shifër është tërësisht e saktë, por nuk do të thotë se mbart ndonjë të vërtetë brenda, pavarësisht se thuhet që shifrat nuk gënjejnë kurrë.
Ndonëse gënjeshtra është një metodë e parapëlqyer e të bërit politikë në të katër anët e botës, Shqipëria bën përjashtim edhe këtu: për arsye shumë të çuditshme dhe ende të paeksploruara nga sociologët, politikani shqiptar ka një dashuri të veçantë për gënjeshtrat statistikore.
Gjatë njëzetë viteve të fundit, politikanët shqiptarë kanë dëshmuar se besojnë aq shumë te rëndësia e shifrave në fjalimet e tyre elektorale, sa kanë ngritur sisteme të shumëfishta të manipulimit të shifrave. Në një vend ku statistikat kombëtare janë në një gjendje të mjerë, duket se ka më shumë angazhim për të prodhuar shifra të rreme sesa për të përmirësuar të dhënat kombëtare. Por kjo është një çështje tjetër.
Shqipëria është në prag zgjedhjesh. Një vend me kaq probleme sa Shqipëria, është një parajsë e vërtetë për tema debati. Aq sa shumë gazetarë perëndimorë e kanë kthyer në një vend pelegrinazhi në kërkim të lajmit interesant. Nga ëndrrat bërthamore te martesat mes feve të ndryshme, apo të drejtat e minorancave seksuale. Çdokush është në gjendje të gjejë tema të debatueshme dhe që tërheqin vëmendjen e publikut, me përjashtim të politikanëve.
Të dyja partitë kryesore duket se po bazojnë fushatat e tyre elektorale mbi shifra boshe dhe të pakuptimta. Sot ngjan se përdorimi i shifrave në fushatë është i vetmi tregues statistikor me rritje me të vërtetë mbresëlënëse. Nga numri i pemëve të mbjella te kilovatët e eksportuar të energjisë elektrike, shifrat vihen në funksion të konkluzioneve dhe jo konkluzionet në funksion të shifrave.
Ajo çka mund të jetë një debat i mërzitshëm teoricienësh të ekonomisë, është baza e politikëbërjes në Shqipëri. Atë lloj debati që votuesi evropian nuk e honeps dot, i ushqehet me dhunë votuesit shqiptar.
Në fakt, më shumë sesa dëshirë për të gënjyer shqiptarët e paditur me shifra të pakuptueshme, fenomeni i përdorimit ekstensiv të statistikave në retorikën politike fsheh një të vërtetë edhe më të hidhur: politikanët shqiptarë arrijnë në këtë mënyrë të arratisen nga realiteti.
Në vend që të diskutohet se si mund të zgjidhen problemet tokësore të shqiptarëve, për të cilat politikanët duket se nuk ia kanë idenë dhe as që duan ta vrasin mendjen, popullit i ofrohen statistika qiellore, të cilat nuk hahen, nuk piqen në sobë në vend të mishit dhe nuk vishen.
Shqiptarët shqetësohen për papunësinë, – thotë sondazhi i ZOGBY-t. Por në vend që të japin ndonjë ide se si do të hapen vende të reja pune, politika përgjigjet me statistika. "Papunësia në Shqipëri është më e ulët se në Itali e Gjermani", – i kundërpërgjigjet qeveria e sotme këtij shqetësimi të popullit.
Edhe qeveria e mëparshme i ka dhënë të njëjtën përgjigje shqetësimit mbi papunësinë. Shqetësimi i shqiptarëve për korrupsionin zgjidhet gjithashtu me shifra të pakuptimta. Në rritje apo në rënie qofshin, sipas interesit të palës përkatëse politike, në total, këto shifra nuk i drejtohen askujt.
Statistikisht të dyja qeveritë, kishin të drejtë. Praktikisht, këto janë thjesht gënjeshtra, por më shumë se gënjeshtra, janë një arratisje nga realiteti. Politikani shqiptar nuk ka faj për këtë. Është shumë i zënë me punë të tjera për t‘u marrë me problemet tokësore të vendit dhe për më tepër, nuk ia ka shumë idenë se çfarë mund të bëjë për të zgjidhur këto probleme. Përdorimi i statistikave për fushatë vë në pah defektet e rënda të sistemit të politikëbërjes në Shqipëri. Askush nuk ka dalë të pyesë se çfarë i shqetëson shqiptarët (me përjashtim të sondazheve) dhe askush nuk përpiqet, qoftë edhe duke sajuar platforma të gënjeshtërta, të ofrojë zgjidhje për këto probleme.
Në këtë pikëpamje, fushata elektorale për zgjedhjet e ardhshme, duket se do të jetë më e neveritshmja mes fushatave të zhvilluara në dy dekadat e fundit, për sa i përket përdorimit të shifrave si zgjidhje e shqetësimeve tokësore të shqiptarëve. Në vend të punës dhe mirëqenies, njerëzve po u ofrohen statistika.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Nis një fushatë kundër shtrenjtimit të rrymës

Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

ZRRE-ja propozon ngritjen e çmimit të rrymës për rreth 15 për qind

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës