Po vazhdojnë debatet dhe polemika përmes rrjetit social Facebook, në mes redaktorit të RTK-së, Ernest Luma dhe anëtarëve të kabinetit të kryeministrit Isa Mustafa.
Është zëvendësministri i Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, ai që ka reaguar ndaj postimit të fundit të Ernest Lumës, ku ky i fundit i quan “sejmen të Isës” bashkëpartiakët e Gecajt në kabinetin e kryeministrit.
Gecaj përmes një postimi në Facebook, duke i quajtur të çmendura dhe konspirative deklaratat e Lumës, ka thënë se “RTK duhet menjëherë të përjashtojë nga radhët e veta këtë infiltrues në shoqërinë gazetareske”, transmeton Telegrafi.
Postimi i plotë i Gecajt:
“SEJMEN I KUJT JE TI ERNEST LUMA
Deklaratave të çmenduara e konspirative të ditëve të fundit, shumë prej të cilave edhe të natyrës fantastiko-shkencore, ju ka bashkuar edhe një redaktor i televizionit tonë publik. Ai duket të ketë harruar se televizioni për te cilin punon duhet të përfaqësoi publikun e gjerë, ndërsa Kryeministri Mustafa përfaqëson koalicionin e gjërë qeverisës i cili është përfaqësues legjitim (i zgjedhur) i shumicës së popullatës kosovare. Mosrespektimi dhe ofendimi i Kryeministrit rrjedhimisht nënkupton edhe mosrespektim dhe ofendimin e të gjithë atyre qytetarëve të cilët votuan për secilin pjesëtar të koalicionit qeverisës, si dhe institucionet kryesore të këtij vendi. Prandaj, nëse pretendojnë të jenë të paanshëm dhe politikisht neutral, RTK duhet menjëherë të përjashtoi nga radhët e veta këtë infiltrues në shoqërinë gazetareske. Nuk mund të krijojmë shoqëri me “dy kute”.
Të “çmendeni” me reagime nëse ofendohet një gazetar apo një pjesëtar i shoqërisë civile, ndërsa po të njëjtët të heshtin dhe të fusin “veshët në lesh” kur këta të fundit pa kurrfarë takti dhe në mënyrën më primitive sulmojnë krerët e vendit. Heshtjen e këtyre të fundit natyrisht që e plotësuan këshilltarët e kryeministrit, të cilët ky i ashtuquajtur gazetar pastaj me mentalitet të njëjtë agresiv i etiketon si “sejmenë të Isës”, dhe prapë, nga aspekti gazetaresk, posaçërisht të institucionit publik, shkelë në “dërrasën e kalbur” dhe as që brengoset hiç për këtë. Pasi që verimet tuaja definitivisht hedhin në lloç objektivitetin tënd gazetaresk, tani ti, Ernest Luma, duhet të na tregosh se “sejmen” i kujt je ti: i ndonjërës parti opozitare, i ish partisë tënde AAK-së, i “koftëlargut”, apo ndoshta ende funksionon me mendësinë e ndonjë shërbimi “inteligjent”, sepse edhe ish bashkëpartiakët tuaj kishin dikur dyshime të tilla. Radhën për të vepruar tani e kanë strukturat udhëheqëse të RTK-së” (sic), ka shkruar Gecaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës