LAJMI I FUNDIT:

Gazeta kineze, komentet e Trump i quan “naive”

Gazeta kineze, komentet e Trump i quan “naive”

Një gazetë ditore kineze ka thënë se presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump është “naiv” pas komenteve të bëra nga ai që hedhin dyshim mbi politikën afatgjate të “një Kine” duke e njohur Pekingun dhe duke refuzuar lidhjet diplomatike me Tajvanin.

Një koment pa autor, i publikuar në gazetën kineze “Global Times” më 12 dhjetor, e ka paralajmëruar Trump se politika e “një Kine” siç është thënë aty, “nuk është për negocim” dhe se ajo “nuk mund të tregtohet”.

Trump i ka thënë “Fox News” më 11 dhjetor se ai nuk ndjehet i “obliguar” ndaj politikës së ‘një Kine’ dhe do të mendonte ndryshe “nëse do të bënte marrëveshje me Kinën për gjëra të tjera, përfshirë edhe tregtinë”.


Ai ka shtuar: “Nuk do të doja që Kina të më diktojë mua”.

Komentet e Trump janë bërë një javë pasi ai e ka pranuar një telefonatë për t’ia uruar fitoren në zgjedhje, nga presidentja e Tajvanit, Tsai Ing-wen, gjest ky që e ka zemëruar Pekingun, transmeton Evropa e Lirë.

Kina e konsideron Tajvanin, një ishull që vetëqeveriset, si territor kinez.

Politika e “një Kine” e Uashingtonit daton nga viti 1979 kur SHBA-të kanë vendosur marrëdhënie diplomatike vetëm me Pekingun.

Artikulli në “Global Times” e ka cituar një analist për marrëdhënie me jashtë, duke i quajtur komentet e Trumpit si “naive” dhe se si duhet të lexojë më shumë libra për marrëdhëniet SHBA-Kinë.

Në trend Botë

Më shumë
Bota u mbyll, ata jo - si janë pesë vjet më vonë ata që nuk iu frikësuan COVID-19

Bota u mbyll, ata jo - si janë pesë vjet më vonë ata që nuk iu frikësuan COVID-19

Botë
U përjashtua nga Kongresi sepse ia ndërpreu fjalën Trumpit, kongresisti amerikan thotë se nuk është pishman

U përjashtua nga Kongresi sepse ia ndërpreu fjalën Trumpit, kongresisti amerikan thotë se nuk është pishman

Amerika
Kanadezët bojkotojnë produktet amerikane, shitësit heqin nga raftet e dyqaneve gjithçka të SHBA-së

Kanadezët bojkotojnë produktet amerikane, shitësit heqin nga raftet e dyqaneve gjithçka të SHBA-së

Amerika
Trump paralajmëron Hamasin: Lironi pengjet, ose largohuni nga Gaza - ky është rasti juaj i fundit për të shpëtuar të gjallë

Trump paralajmëron Hamasin: Lironi pengjet, ose largohuni nga Gaza - ky është rasti juaj i fundit për të shpëtuar të gjallë

Amerika
Aeroplanët me ndihma ishin duke fluturuar drejt Ukrainës, më pas arriti urdhri i Trumpit

Aeroplanët me ndihma ishin duke fluturuar drejt Ukrainës, më pas arriti urdhri i Trumpit

Evropa
Precedent i paparë deri më tani - Administrata Trump zhvilloi bisedime sekrete me Hamasin, Izraeli mëson detajet nga të tjerët

Precedent i paparë deri më tani - Administrata Trump zhvilloi bisedime sekrete me Hamasin, Izraeli mëson detajet nga të tjerët

Azia
Kalo në kategori