Shkrimtari: Sa hipokrizi kundër Trump. Është një President që po mban premtimet. I pëlqen njeriut të mesëm, që nuk bën asgjë interesante përveçse kur vret ndonjë apo vdes.
«Amerika po përjeton një fazë hipokrizie që ka pak precedentë në historinë e saj». Mos e bëni të nisë të diskutojë për erën e trumpizmit, përndryshe shpikësi i «New Journalism» Gay Talese do t’ju marrë shpirtin.
Kur është zgjedhur, ju keni thënë se Trump përfaqësonte thelbin e Shteteve të Bashkuara. E mendoni akoma?
«Patjetër. Mishëron gjithçka që gazetarët e rritur me privilegje dhe me kultin e korrektësisë politike nuk arrijnë ta shikojnë».
Domethënë?
«Një njeri egoist dhe i vrazhdë. Jo i rrugës, por që vjen nga rruga. Nga kantieret e ndërtimit e babait të tij, ku punëtorët dërsijnë, mallkojnë dhe shohin femrat. Kush punon në media, ka studiuar në universitetet elitare, bën avokatin në Uashington, nuk ka as idenë më të vogël sesi është bota reale. Ata qenë të afeksionuar me profesorin e dekorit Barack Obama, që e kishte transformuar Shtëpinë e bardhë në një klasë Harvardi. President ideal, baba ideal, që kishte zgjedhur të ishte zezak, pasi ishte lindur nga një grua e bardhë, por kishte vendosur të martohej me një zezake.
Inteligjente, edhe ajo e diplomuar në Princeton. Kurse tani gjenden përballë një President “redneck” dhe pallues. Shumë të tjerë kanë qenë, nga vëllezërit Kennedy tek Martin Luther King. FBI-ja e dinte, por atëhere nuk thuhej. Por nga Trump nuk pranohen qëndrime të tilla dhe shpresojnë që për t’i shpëtuar të mendojë prokurori Mueller. E shikojnë si Moisiun. Është çmenduri, pasi është një njeri plot paragjykime. Si John Edgar Hoover, kreu i FBI-së në kohën e vëllezërve Kennedy dhe Martin Luther King. Si të gjithë njerëzit e FBI-së».
Kështu, sipas jush, mbretëron hipokrizia?
«Hipokrizi totale. Trump është një figurë mrekullisht false. Një njujorkez i pafytyrë, si Rudy Giuliani apo avokati i tij Cohen. Vjen nga bota e ndërtuesve, rrufjanë, pallues. Përreth tij ka lindur një industry urrejtësish, gazetarë të panjohur që janë bërë celebritete. E kritikojnë, por është fati i tyre. pa të, do të kishin bllokun e shënimeve në dorë».
Ama New York, bashkë me California, është zemra e rezistencës.
«Sepse është një qytet liberalësh, njerëz të arsimuar që bëjnë një mal me para, por nuk e thotë. Kurse vlerat e Trump identifikohen me pasurinë. Ai e shpërfill dhe ndoshta nuk është as e vërtetë, duke qenë se fsheh deklarimin e të dhënave. Në New York për një njeri të tillë mund të kenë simpati vetëm punëtorët dhe varfanjakët».
Ndoshta kjo shpjegon antipatinë e gazetarëve ndaj Trump, por pse nuk e kanë kuptuar votuesit e tij?
«Janë të rinj, intelektualë, duan të qëndrojnë afër njerëzve inteligjentë. Vishen sikur të ishin ende në kolegj. Nuk duan ta kalojnë kohën me njerëz të mërzitshëm, injorantë, të paedukatë dhe paranojakë si amerikani mesatar.
Amerikani që nuk jeton në dy brigjet nuk bën asgjë interesante, përveçse kur vret ndokënd apo vdes. Ama është i precut sepse lodhet që të jetojë dhe nuk e di as nëse do të arrijë t’u ofrojë fëmijëve të tij një jetesë më të mirë. Kush mund t’i paguajë shkollat private prej 40000 dollarësh në vit, përveç avokatëve dhe gangsterëve të Ëall Street? Sot historia amerikane është kjo: kaos, dramë, suspansë. Njëserial shoëqë luhet përpara syve tona, ditë dhe natë».
Po arrin Trump ta ndryshojë Amerikën?
«Është Presidenti i parë që ka pranuar të takohet me liderin koreanoverior, ka ulur taksat, po realizon gjëra domethënëse. Pavarësisht, i duhet të luftojë çdo ditë me kë dëshiron ta shkatërrojë. Ndoshta nuk e priste të fitonte, por tani që ka fituar po bën ato që ka premtuar».
Ka paguar një pornostar për të heshtur lidhur me marrëdhënien e tyre. Pse votuesit e tij i falin gjithçka?
«Sikur burrat të mos shikonin gratë, nuk do të ekzistonte më popullsia botërore, bile as edhe qytetërimi. Kështu është. Burrat duhet të jenë agresivë. Nuk them përdhunues apo vrasës, port ë paktën jo të dobët. Kurse tani, me lëvizjen #MeToo, kemi të gjithë këta burra të dënuar në ferr. Disa e meritojnë, si për shembull Harvey Weinstein, por në mes ka përfunduar edhe Tom Brokaë, autori i dashur i “Gjeneratës më të madhe”.
Sikur në këtë vend të kishin rregullin sipas të cilit vetëm shenjtorët mund të zgjidhen në poste publike, askush nuk do të zgjidhej. Amerikanët e falin Trump sepse është si ta. Një grua e zakonshme e di se në fund të ditës burri del më shokët për të shikuar femra të zhveshura dhe të fryhen me birrë. Ndoshta nuk është stili i festuar të premten në mbrëmje tek mbledhjet e Rotary Club, por ama është jeta e vërtetë. Sot vetëm shkrimtarët e fiction kanë kurajën për ta treguar realitetin, qofshin Roth, Franzen, Carol Oates apo kë preferoni. Romancierët të thonë sesi janë burrat, gratë, adulterët. Gazetarët jo: kritikojnë të tjerët, pir harrojnë pisllëkun që kanë në shtëpi. Amerika e sotme është kështu: cirk. Ndoshta jo një gjueti shtrigash, por sigurisht një fazë hipokrizie që ka pasur pak paralele».
A mos po e përçan vendin Trump lidhur me temat raciale?
«E pse? Obama çfarë ka bërë për zezakët? Chicago, qyteti i tij, është kryeqyteti i kaosit. Siç e thotë Kanye West, zezakët e dinë se demokratët nuk i kanë përmirësuar jetët e tyre».
Po emigracionet? Muri? Hispanikët?
«Qyteti më racist në Amerikë është New York. Nuk jemi në Birmingham e vitit 1965, por kemi shkolat e segreguara: pasanikët shkojnë në ato private, të varfërit në ato publike. Pastaj është segregimi banesor, pasi nuk na pëlqen të rrimë me atë që nuk është si ne. Amerikanët predikojnë barazinë dhe drejtësinë, por nuk e praktikojnë. Sikur të kishim pasur ndershmëri dhe integritet, do t’i abrogonim shkollat private për të garantuar që të gjithë të arsimohen në të njëjtën mënyrë. Një gjë tjetër që e qaj është shërbimi i detyruar ushtarak. Vinte në të njëjtin kapanon të diplomuarit e Harvardit dhe punëtorët, duke e përzier vërtet Amerikën. Por pasanikët e kanë hequr».
Si do të përfundojë ky reality shoë, komedi, tragjedi apo sukses?
«Nëse Trump do të vritej – dhe shumë njerëzve nuk do t’u vinte aspak keq – apo nëse Mueller do të gjente pisllëqe mjaftueshëm për impeachment, gazetarët do të duhet të gjenin një punë tjetër. Në vend të tij do të vinte Pende, që është njeriu i nderuar më i mërzitshëm në botë».
Por përjashto gazetarinë?
«E kam menduar gjatë dhe nuk e shikoj sesi Trump mund të mbijetojë. Ama çdo ditë duket sikur shtëpia e tij është në flakë dhe ai mbijeton. Nëse bën paqen me Korenë, ndoshta fiton edhe Nobelin».
Domethënë ju e mbështesni?
«Absolutisht jo. Nuk më pëlqen se ku po e çon vendin, por kjo nuk do të thotë të injorosh se po e çon atje ku do». (nga La Stampa)/ bota.al
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Detaje dhe pamje – krejt çfarë dimë deri tani rreth përplasjes së aeroplanit me pasagjerë me një helikopter ushtarak në Uashington
Një aeroplan përplaset me helikopterin e ushtrisë pranë aeroportit të Uashingtonit “Ronald Reagan” – raportohet për dhjetëra viktima
Ujëvarat e Niagarës u mbuluan me akull për shkak të dimrit ekstrem
Një aeroplan përplaset me helikopterin e ushtrisë pranë aeroportit të Uashingtonit “Ronald Reagan” - raportohet për dhjetëra viktima
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale
Lideri i demokratëve në Senat, Schumer: Trump sapo anuloi pezullimin e tmerrshëm të granteve dhe huave federale
Dënohet me 11 vjet burg ish-senatori amerikan, Bob Menendez
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale