LAJMI I FUNDIT:

Gates i përmbahet planeve për tërheqje

Gates i përmbahet planeve për tërheqje

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates, ka thënë se tërheqja e trupave nga Iraku mund të fillojë siç është planifikuar vitin e ardhshëm. Ai paralajmëroi se mungesa e fondeve ishte duke e bërë edhe më të vështirë për ushtrinë amerikane që të operonte në mënyrë efektive.

Duke folur në konferencën për shtyp të fundvitit, Gates tha se përmirësimi i situatës së sigurisë do të thoshte që pesë nga njëzet brigadat luftuese amerikane mund të ktheheshin në shtëpi deri në korrik të vitit të ardhshëm.

Ai shtoi se përmirësimi i rendit do të mundësonte gjeneralin ushtarak amerikan David Petraeus, që të vazhdonte zvogëlimin e angazhimeve ushtarake të Amerikës.

"Ajo që shpresoj është që situata në terren të vazhdojë të përmirësohet në mënyrë që kur gjeneral Petraeus dhe shefat e Komandës Qendrore të bëjnë analizën e tyre në mars, të mund të vazhdojnë tërheqjen me të njëjtën shpejtësi, sikur edhe në pjesën e parë të vitit," tha Sekretari amerikan i Mbrojtjes.


Ai shtoi se kjo do të varet tërësisht nga kushtet në terren.

Në konferencën për shtyp, Gates paralajmëroi se kishte një rrezik real që fondet për operacionet në Irak dhe Afganistan të mbaroheshin, në rast se në vitin e ri nuk do të miratoheshin fonde shtesë. /bbc/

Në trend Botë

Më shumë
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Botë
Shpërthime në Bejrut, Izraeli zgjeron ofensivën tokësore në Liban

Shpërthime në Bejrut, Izraeli zgjeron ofensivën tokësore në Liban

Azia
Izraeli 'përgatit përgjigjen' ndaj sulmit të Iranit ndërsa afrohet përvjetori i sulmit të 7 tetorit

Izraeli 'përgatit përgjigjen' ndaj sulmit të Iranit ndërsa afrohet përvjetori i sulmit të 7 tetorit

Azia
Trump premton eksplorimin e Marsit ndërsa rikthehet me tubim në vendin ku i shpëtoi atentatit

Trump premton eksplorimin e Marsit ndërsa rikthehet me tubim në vendin ku i shpëtoi atentatit

Amerika
Netanyahu për sulmin e Iranit:

Netanyahu për sulmin e Iranit: "Asnjë vend tjetër në botë nuk do të pranonte një sulm të tillë dhe as Izraeli nuk do ta pranojë”

Azia
Zyrtarisht, amerikanët një muaj larg ditës së zgjedhjeve presidenciale

Zyrtarisht, amerikanët një muaj larg ditës së zgjedhjeve presidenciale

Amerika
Kalo në kategori