Për të ngritur zërin dhe kërkesat e tyre që i vlerësojnë si legjitime dhe të arsyeshme, gastronomet e Kosovës, nesër do të organizojnë aksion simbolik dhe mbyllje një orëshe të lokaleve duke i dorëzuar simbolikisht çelësat te Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës.
Sipas tyre, qarkullimi ditor ka rënë me 80 për qind, ndërsa puna më e madhe gjatë verës është në orët e mbrëmjes, kohë duhet të mbyllin lokalet për shkak të vendimeve qeveritare.
Më shumë se protestë, gastronomet e quajnë si aksion simbolik, ku do të paraqesin tetë kërkesat e tyre e që janë riprogramim të kësteve të kredisë, lehtësira për qasje në mjete financiare, përkrahje për paga dhe qira edhe për së paku tre muaj, ulje të TVSH-së në 8 për qind përkohësisht, zgjatje të orarit të punës, shtyrje për deklarim të pagesave të tatimeve për së paku edhe tre muaj, mbështetje në shpenzimet e rrymës, ujit dhe mbeturinave, si dhe mbështetje në kompensim të mallit të dëmtuar.
Këtij aksioni do t’i bashkëngjiten edhe gastronomet e Gjakovës, të cilët sikurse të gjithë kolegët e tyre në mbarë vendin, thonë se janë dëmtuar shumë gjatë pandemisë dhe nga masat e reja qeveritare.
Përfaqësuesi i gastronomeve të Gjakovës, Epikad Hoxha, thotë për KosovaPress se situata është në atë nivel ku nuk mban më, prandaj duhet urgjentisht që të ketë reflektim nga ana e autoriteteve shtetërore.
“Është si simbolikë, duke marrë parasysh këto masa që janë marrë ndaj nesh, mendojmë qe i ka ardhur fundi dhe ne si gastronomë të Gjakovës iu kemi bashkëngjitë gastronomeve të tjerë të Kosovës që do të marrin pjesë të hënën në protestë në Prishtinë. Do të jetë një protestë simbolike ku do t’i dorëzojmë çelësat e lokaleve si shenjë proteste. Arsyeja e kësaj simbolike që kemi ndërmarrë është që përveç të na lejojnë të punojmë edhe pas orës 21:00, do me thënë deri në ora 00:00 por edhe ora 01:00 por të kemi lehtësira në qasje në mjete financiare, te kemi edhe riproraim të kësteve të kredisë, të kemi lehtësira edhe në taksa të ndryshme si të tarasave dhe të tatimeve”, thotë ai.
Protestës së nesërme uron t’i bashkëngjiten të gjithë kolegët e tij edhe Jajo Kërleshë nga “Amiçi Bar” në Gjakovë.
Sipas tij, ky veprim edhe pse i vonuar nga ana e gastronomeve uron që të ndikojë të Qeveria e Kosovës në mënyrë që të rishikojë masat.
Ai tha se pas takimeve që kanë pasur me Shoqatën e Gastronomeve të Kosovës është vendosur që nëse nuk do të ketë reflektim pas këtij aksioni simbolik, të ndërmarrin edhe hapa të tjerë.
“Edhe pse është i vonuar besoj që është vendim shumë i qëlluar, besoj që Qeveria pas kësaj proteste do të reflektojë dhe do t’i dëgjojë kërkesat tona. Do të jetë protestë simbolike si hap i parë pastaj nëse nuk realizohen kërkesat tona do të ketë edhe hapa të tjerë. Besoj që secili nga gastronomet e Kosovës do t’i bashkëngjitet kësaj proteste që është simbolike por me domethënie shumë të madhe”, thotë Kërleshi.
Gastronomet pretendojnë se nga masat e reja janë duke pësuar rreth 4,000 biznese të kësaj kategorie dhe më shumë se 14 mijë të punësuar, pa përmendur sipas tyre, efektet zinxhirore që kanë te bizneset e tjera të lidhura ngushtë me mbarëvajtjen e gastronomisë.
Që dëmet janë të mëdha edhe te gastronomet e Gjakovës e thotë përfaqësuesi i këtyre bizneseve Epikad Hoxha, që pretendon se po punohet me 10% të kapaciteteve. Ai thekson se kushtet e qeverisë si distanca e tavolinave, dezinfektimi dhe të tjera kritere, janë plotësuar nga gastronomet.
“Dëmet janë të mëdha duke marrë parasysh që jemi duke punuar me 10 % të kapaciteteve që ne mundemi të punojmë, këto kufizimet që tash kanë ardhur të pa menduara mirë sipas nesh, pasi që gjithë lokalet e gastronomisë janë duke iu përmbush masave çfarë ka kërkuar Qeveria e Kosovës. Ky vendimi të mbyllen lokalet është i pakuptueshëm”, thotë ai.
Jajo Kërleshi nga “Amiçi Bar” thotë për KosovaPress se gastronomët ishin të parët që u mbyllën dhe të fundit që u hapën. Sipas tij, qarkullimi ditor ka rënë deri në 80% ndërsa e vështirëson edhe më shumë fakti që bashkatdhetarët nuk kanë ardhur si vitet e kaluara.
Ai thekson se gjatë muajve të verës puna më e madhe është në orët e mbrëmjes, kohë kur qeveria tashmë ka marrë vendim që gastronomia të mbyllet. Sipas tij, përkundër rënies së punës, shpenzimet kanë mbetur të njëjta duke i çuar gastronomet drejt falimentimit.
“Orari prej 21:00 deri në 05:00 në mëngjes i ndalimit është shumë diskriminues për ne dhe na ka lënë si fajtor kryesor të përhapjes së pandemisë në Kosovë, e që nuk ka asnjë fakt që e vërteton një gjë të tillë. Besoj që është vendim diskriminues dhe i pabazuar në asnjë fakt e studim. Na ndihemi shumë të diskriminuar nga autoritetet që e kanë marrë këtë vendim pa u konsultuar me bizneset dhe në këtë rast me gastronomet. Ne jemi mbyllur të parët nga 13 marsi dhe i kemi hapur më 1 qershor, pra të parët jem mbyllur dhe të fundit jemi hapur. Shpenzimet i kemi të njëjta, stafi, qiraja, obligimet komunale dhe shpenzimet tatimore etj., kurse qarkullimin ditor e kemi rreth 70-80 për qind më pak pasi që dihet në kohën e verës punohet zakonisht natën, ditën është qetësi për shkak të temperaturave, këtë vit nuk i kemi as bashkatdhetarët të kemi qarkullim më të madh”, u shpreh Kërleshi.
Aksioni simbolik i gastronomeve të Kosovës para Qeverisë dhe Parlamentit të Kosovës do të fillojë prej orës 12:00, ndërsa lokalet do të qëndrojnë të mbyllura rreth një orë në të gjithë Kosovën. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNdërhyrja Tavi – Zëvendësimi i valvulës së aortës pa operacion në “Acibadem Sistina”
Nga kosherret, në tryezë, mjaltë që bart shijen e traditës dhe përkushtimit ndër breza!
Shkolla e notit STEP Sports Center vjen me zbritje 20 dhe 30% për Black Friday
AKK: Buxheti 2025, i pamjaftueshëm për komunat
Telegrafi Jobs: Vendi ku fillon suksesi juaj
Murati: Qytetarët po paguajnë bukën shtrenjtë, opozita bllokoi ligjin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Përdoruesit e Netflix zbulojnë momentin e saktë të kurdisjes së duelit Paul-Tyson
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur dueli mes Jake Paul dhe Mike Tyson ndryshoi kahje
Benjamin Imeri shkatërroi boksierin serb qysh në raundin e parë – gjyqtari ndërpreu meçin
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Ndërsa huliganët serbë po digjnin flamurin shqiptar, Granit Xhaka përplasje me dhjetëra lojtarë në ndeshjen Zvicër-Serbi
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën