Çështja e privatësisë dhe mbrojtja e të dhënave të qytetarëve, sidomos kur janë të kyçur në përmbajtje mediatike, është një temë për të cilën ka folur Kujtim Gashi, ish-drejtor i Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit.
Gashi thotë se duhet trajnim i stafit që punon nëpër institucione të vendit që ata fillimisht të dinë rëndësinë e mbrojtjes së të dhënave, e më pastaj edhe qytetarët.
“Unë e shoh një sfidë serioze. Më tepër se që duhet të vetëdijesohen qytetarët, duhet zyrtarët e institucioneve që në një masë nuk e kanë njohurinë dhe përgjegjësinë e duhur se sa e rëndësishme është ruajtja e të dhënave. Qytetarët kanë shumë të dhëna në shumë sisteme që i ekspozojnë ato pa dijeninë e tyre në mungesë të informacioneve. Në anën tjetër janë zyrtarët e shtetit që kanë qasje në të dhënat tona e në mungesë të respektimit të praktikave dhe politikave që duhet të ekzistojnë dhe të plotësohen disa akte të tjera ligjore që secili institucion përkatës të vë rregull dhe standardet që të ndjekë rekomandimet dhe udhëzimet e AIP-së. Kjo do të ulte në masë të madhe lëshimet e mëdha që mund të bëhen si rezultat i asaj që ne për çdo ditë mund t’i ekspozohemi në masë të madhe abuzimit nga kategori dhe grupe të caktuara që kanë për qëllim përdorimin të të dhënave tona personale, si mediat sociale, sistemet e ndryshme që përdoren”, deklaroi Gashi, për Klan Kosova.
Si profesor i mbrojtjes së të dhënave, Gashi tutje shtoi se qytetarët nuk duhet të japin të dhëna të ndjeshme në platforma të pasigurta dhe të mos vendosin fjalëkalime të lehta e të thjeshta. Po ashtu, ai kërkoi që qytetarët të mos vendosin një fjalëkalim të njëjtë në shumë platforma apo aplikacione.
Mes tjerash, Kujtim Gashi vlerëson se qytetarët bien pre e mos njohurive të tyre, teksa thotë se fëmijët dhe të miturit janë më të cenuarit.
Ai thotë se “vjedhja e të dhënave të bankës, të dhënave të kartelave bankare ose të dhënat e profileve, identiteteve, janë sfidë serioze edhe në vendin tonë”.
“Gjatë kohëve të fundit, një numër shumë i madh i përdoruesve u është ekspozuar rreziqeve të tilla”, përfundoi Gashi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

VLEN: Jemi të angazhuar për avancimin e ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat

Gjyqtarja s’e konfirmoi akuzën ndaj Thaçit për nxitje për pengim të personave zyrtarë, Apeli ia kthen në rishqyrtim

Biserko: Rinia në Serbi e di që Kosova është e pavarur

Një i vdekur dhe një i lënduar nga shembja e dheut në një punishte në Veternik të Prishtinës

Përfundon protesta kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, kërkohet anulimi i vendimit të paralajmëruar

Policia jep detaje të rastit tragjik në Veternik, ku një 40-vjeçar vdiq dhe një tjetër u lëndua nga shembja e dheut

Gjendet e vdekur një grua në garazhin e shtëpisë në Nabërgjan të Pejës

Gjenerali amerikan për Evropë: SHBA në proces të zgjerimit të pranisë së trupave në Kosovë

“Përplasjet virtuale” që mund të çojnë drejt tensioneve ndërinstitucionale

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Gjenerali amerikan për Evropë: SHBA në proces të zgjerimit të pranisë së trupave në Kosovë

Mblodhën mijëra euro për të surprizuar Gjestin në BBVA – Djemtë e Diasporës mashtrohen, organizatori zhduket me paratë

Paralajmëron shefi i NATO-s: Një njeri po ndjek nga afër luftën në Ukrainë, ai është i interesuar se kush do të fitojë në fund

Anisa Veseli kryen me sukses operacionin për skoliozën

CNN rikthen pamjet, momenti kur dyshohet se u përdor arma sonike ndaj protestuesve në Serbi

FIFA mund të shkaktojë skandal para Botërorit 2026 - synon ta rikthejë kombëtaren e përjashtuar