LAJMI I FUNDIT:

Një i vdekur dhe një i lënduar nga shembja e dheut në një punishte në Veternik të Prishtinës

Një i vdekur dhe një i lënduar nga shembja e dheut në një punishte në Veternik të Prishtinës

Një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar si pasojë e shembjes së dheut në një punishte në lagjen Veternik.

Lajmi për Telegrafin e ka konfirmuar drejtori i Zjarrfikësve në Prishtinë, Abdusamed Shkodra.

Shembje dheu në Veternik të Prishtinës, ndërhyjnë zjarrfikësit
Lexo po ashtu Shembje dheu në Veternik të Prishtinës, ndërhyjnë zjarrfikësit

Shkodra në një deklaratë për Telegrafin theksoi se tashmë intervenimi i zjarrfikësve ka përfunduar.


“Sot rreth orës 12:11 jemi informuar për një rrëshqitje të dheut… ekipi i zjarrfikësve menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes”, tha drejtori i zjarrfikësve të Prishtinës.

Ai tutje njoftoi se njëri person është nxjerrë i gjallë dhe është dërguar për tretman në QKUK, ndërsa personi tjetër ka vdekur.  /Telegrafi/