LAJMI I FUNDIT:

Gashi kërkon ndihmën e UNICEF-it për sigurimin vaksinave

Gashi kërkon ndihmën e UNICEF-it për sigurimin vaksinave

Ministri i Shëndetësisë, Alush Gashi, priti të hënën në një takim shefin e UNICEF-it për Kosovë, Johanes Wedenik, me ç’rast është biseduar për vaksinat kundër gripit sezonal dhe gripit të ri A/H1N1.

Ministri Gashi e ka njohur Wedenikun lidhur me planin nacional të imunizimit nga gripi sezonal dhe planifikimet e MSH-së për blerjen e vaksinave kundër gripit të ri pandemik A/H1N1.

Gashi ka kërkuar ndihmën e UNICEF-it në sigurimin e një numri sa më të madh të vaksinave për një përfshirje sa më të gjerë të popullatës kosovare me vaksinimin kundër Gripit të ri. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori