Ministri i Shëndetësisë, Alush Gashi, takoi sot në takime të ndara ambasadorin e Holandës në Kosovë, Henk Voskamp dhe ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Metin Huesrev Uenler, me të cilët ka biseduar për fushat e interesit të përbashkët.
Gashi e ka falënderuar ambasadorin Voskamp për ndihmën që shteti holandez i ka dhënë Kosovës në sigurimin e terapisë kundër Etheve- Hemorragjike. Në këtë takim është biseduar edhe për mundësitë e sigurimit të një kontingjenti të vaksinave kundër Gripit A/H1N1 për Kosovën përmes kontingjentit të vaksinave që Holanda ka porositur për qytetarët e saj.
Në takimin me ambasadorin e Turqisë, Metin Uenler, i cili në këtë takim shoqërohej edhe me përfaqësues të një Qendre Diagnostike turke e interesuar për investime në Kosovë, është biseduar për format e bashkëpunimit në shëndetësi, midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë, duke inkurajuar zbatimin e partneritetit publiko-privat dhe format e tjera me qëllim të thellimit të bashkëpunimit. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti