LAJMI I FUNDIT:

Gashi kërkon mbështetje financiare nga EBA

Gashi kërkon mbështetje financiare nga EBA

Me ftesë të autoriteteve të larta të Emirateve të Bashkuara Arabe, ministri i Shëndetësisë Alush Gashi, qëndroi për vizitë një ditore në Abu Dabi, me ç’rast ka kërkuar nga autoritete e Emirateve të Bashkuara mbështetje financiare për pajisje për institucionet publike shëndetësore të Kosovës, për barna dhe materiale të tjera medicinale.

Kërkesa e ministrit Gashi është pranuar nga autoritetet në Abu- Dabi, të cilat do t’i shqyrtojnë modalitetet e realizimit të kërkesës.

Ministria vlerëson se ndihma e këtij vendi do ta ndihmonte Kosovën në sigurimin e pajisjeve të reja në shëndetësi, pasi që një nga konstatimet e Raportit të Progresit për shëndetësi, thekson sfidën që ka të bëjë me pajisjet e vjetërsuara në institucionet publike shëndetësore të Republikës së Kosovës, dhe mundësitë buxhetore të shtetit të Kosovës nuk lejojnë sigurimin e pajisjeve cilësore bashkëkohore.

EBA kanë ndihmuar pas luftës shëndetësinë kosovare ku ndër të tjera veçohet ndërtimi i spitalit në Vushtrri, ndërkohë që Ministria e Shëndetësisë e Kosovës shpreh respektin dhe falënderimin e saj për përkrahjen nga autoritetet e këtij vendi. /Telegrafi/


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori