LAJMI I FUNDIT:

Gashi dhe Hrebickova diskutojnë format e bashkëpunimit

Gashi dhe Hrebickova diskutojnë format e bashkëpunimit

Ministri i Shëndetësisë, Alush Gashi, priti të premten në një takim ambasadoren e Republikës së Çekisë në Kosovë, Janina Hrebickova, dhe zëvendësin e saj Jan Pleshinger.

Në këtë takim, ministri Gashi e ka informuar ambasadoren çeke për reformat në shëndetësinë kosovare si në legjislacion, sistemin publik e privat, hapat në implementimin e partneritetit publiko privat, ngritjen e buxhetit për shëndetësinë, pasurimin e Listës Esenciale si dhe për shumë politika të tjera, të cilat e avancojnë shëndetësinë kosovare.

Veç tjerash, është biseduar edhe për marrëveshjet bilaterale që Kosova ka nënshkruar me Turqinë dhe Shqipërinë, derisa marrëveshje të tjera bashkëpunimi pritet të nënshkruhen edhe me Italinë, Kroacinë, Slloveninë dhe vende të tjera.

Nga ana e saj, Hrebickova ka theksuar se ajo me stafin e saj, do të diskutojnë me autoritetet e shtetit çek rreth formave të bashkëpunimit midis shëndetësisë së dy vendeve.


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori