LAJMI I FUNDIT:

Gashi: 2025-ta na ofron mundësi të punojmë për shtet më të drejtë dhe më të zhvilluar

Gashi: 2025-ta na ofron mundësi të punojmë për shtet më të drejtë dhe më të zhvilluar

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi përmes një video të publikuar në profilin e tij në Facebook ua uroi qytetarëve Vitin e Ri 2025.

Në urimin e tij Gashi thekson se viti që po lëmë pas, ka pasur sfida, por edhe ndryshime thelbësore, ndërsa viti 2025 “na ofron mundësi të punojmë për shtet më të drejtë dhe më të zhvilluar”.

“Kur jemi në prag të ndërrimit të viteve, ndjej se është një moment i përsosur për të reflektuar mbi atë që kemi kaluar, si dhe për t’i hapur rrugën një viti të ri me mundësi të reja. Viti që po lëmë pas, ka pasur sfida, por edhe ndryshime thelbësore. Kuvendi ynë, pas rrotacionit politik këtë vit, ka pasur përbërje dhe dinamikë të re. Kemi demonstruar angazhim serioz në ngritje të transparencës dhe në diplomaci parlamentare”, thotë kryetari i Kuvendit.


Kryeparlamentari thotë se viti që vjen, na ofron mundësinë të punojmë për një shtet më të drejtë dhe më të zhvilluar, ku çdokush jeton me dinjitet dhe prosperitet.

“Angazhimi i secilit është kyç për të arritur aspiratat tona të përbashkëta. Prandaj, përtej çdo dallimi, le të punojmë bashkë për ta bërë realitet këtë shtet ideal me vlerat tona të përbashkëta. Së fundi, më lejoni që në emrin tim personal, në emër të deputetëve, dhe në emër të Kuvendit, të ju uroj një vit të ri me shëndet, paqe dhe lumturi, për ju e familjet tuaja!”, tha Gashi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Fjalët kanë peshë”, Abdixhiku refuzon ftesën e Kurtit: Nuk e gjejmë veten as për konsultim

“Fjalët kanë peshë”, Abdixhiku refuzon ftesën e Kurtit: Nuk e gjejmë veten as për konsultim

Lajme
“Bota po përgatitet për betejën e madhe, asnjë vend s’është i sigurtë”

“Bota po përgatitet për betejën e madhe, asnjë vend s’është i sigurtë”

Lajme

"Qeverinë mund ta bëjë LVV-ja ose shkojmë në zgjedhje", Haxhiu: Ajo që dihet është se Albin Kurti do të jetë kryeministër i ardhshëm

Lajme
Vrasja me thikë në Fushë-Kosovë, babai i njërit të akuzuar thotë se djalin ia mori në qafë shoku

Vrasja me thikë në Fushë-Kosovë, babai i njërit të akuzuar thotë se djalin ia mori në qafë shoku

Drejtësi

"Ne duam të guxojmë më shumë demokraci", Kurti në Bruksel citon ish-kancelarin gjerman Willy Brandt

Lajme
Ramabaja: Kam pasur informacione se Duda Balje është takuar me Radoiçiqin më 28 shkurt

Ramabaja: Kam pasur informacione se Duda Balje është takuar me Radoiçiqin më 28 shkurt

Lajme
Kalo në kategori