LAJMI I FUNDIT:

Gara për kolltukun e të parit të LDK-së

Gara për kolltukun e të parit të LDK-së

Emrat e pesë kandidatëve po lakohen se janë në garë për kreun e LDK-së dhe kandidaturat pritet t’i bëjnë publike në Kuvendin Zgjedhor, i cili do të mbahet këtë të shtunë.

Ndonëse ende zyrtarisht nuk dihet se cilët janë kandidatët për kryetar të LDK-së mësohet se Isa Mustafa po synon ta marrë edhe për një mandat drejtimin e partisë.

Për të marrë përgjegjësinë e liderit të LDK-së është shprehur i gatshëm edhe ish-presidenti Fatmir Sejdiu.


Po ashtu në opinion po lakohet edhe emri i kryetarit të Komunës së Gjilanit Lutfi Hazirit, i kreut të Podujevës Agim Veliut, si dhe i deputetes Vjosa Osmani, shkruan Zëri.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, emri i të cilit është lakuar shpeshherë si kandidat potencial për të parin e LDK-së, për “Zërin” ka thënë se vetëm në Kuvendin Zgjedhor të LDK-së do ta bëjë të ditur nëse synon ta marrë postin e kreut të partisë.

“Procesi i brendshëm zgjedhor në LDK ka shkuar shumë mirë. Kandidaturat ende nuk janë shpallur, ato do të paraqiten në Kuvend dhe unë ambiciet e mia do t’i shpreh po aty, në Kuvend”, ka thënë Veliu.

Në rast të moskandidimit të tij, Veliu nuk tregoi nëse ka një kandidat të cilin do ta përkrahë për të parin e LDK-së. Ai theksoi se çdo gjë do të bëhet publike më 3 gusht.

Në trend Lajme

Më shumë
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Lajme
Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Lajme
Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Lajme
Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Lajme
FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

Siguri
Kalo në kategori