Ganiu na bëri horë
Nuk është se krenohem kur i parashikoj gjërat dhe ato ndodhin disa vjet më vonë. Sjellja e medieve në Shqipëri gjatë zgjedhjeve atje, ishte përtej përsosmërisë. Por, njëra prej arsyeve pse mediat në Shqipëri u shfaqën të tilla, pra, në vëmendje edhe të publikut kosovar, është procesi elektoral ose zgjedhor. Sistemi ose mënyra zgjedhore bëri që mediat (dhe publiku) të koncentrohej në çdo cep të Shqipërisë, pra, jo vetëm në qarkun e Kukësit, Tiranës, Lezhës, Shkodrës, Beratit e Korçës, por edhe nëpër Bushat e Paskuqan, etj. Por, kjo është tjetër çështje për tjetër rast.
Në tërë seriozitetin dhe madhërinë e krejt procesit të votimit, ajo çfarë këtë rrugë zgjedhore e bëri qesharake, por edhe interesante dhe shpërfillëse, ishte njëfarë instituti nga Kosova me emrin “Gani Bobi”. Personalisht, asnjëherë s’e mësova kush ishte ky far Ganiu, por, besoj që kemi dëgjuar për këtë “institut” me përhapjen e vlerësimeve dhe sondazheve krejt të dyshimta për televizionet dhe partitë tona politike.
Sido që të jetë, argumenti i parë kundrejt sjelljes së këtij instituti mund të jetë që ai sondazh, që vendoste fitoren e Partisë Demokratike në Shqipëri si fituese në Tiranë me 4 deputetë dallim, pra, 17 PD me 13 PS, ishte qesharak, përveç që ishte i paguar mirë. Sipas këtij argumenti, e tërë historia përfundon këtu, tek paratë. Por, kjo nuk është kështu. Sepse pas transmetimit të këtij sondazhi ne pamë edhe nja dy gazetarë nga Kosova që i sugjeronin Edi Ramës të ulej e të reflektonte.
Të hënën dhe të martën më 29 dhe 30 qershor, por edhe në vitet që pasojnë, pjesëmarrja e kosovarëve në këtë rrugë zgjedhore ishte qesharakja, pra, ishte sjellja prej palaçoje. Por, si t’i drejtohemi popullit ose qytetarëve të Shqipërisë e t’u themi që ajo që ndodhi natën e 28 qershorit në Shqipëri ka qenë trashëgimi e parave? Si t’u themi qytetarëve të Shqipërisë që kosovarët e natës së 28 qershorit të vitit 2009 nuk janë përfaqësues të mentaliteti kosovar e as të Kosovës? Si t’u themi qytetarëve të Shqipërisë se soji i mentalitetit të tillë na është imponuar tash e dhjetë vjet? Si t’u themi qytetarëve të Shqipërisë se ata kosovarët e natës së 28 qershorit të vitit 2009 na bënë horë edhe neve qytetarëve të Kosovës, përveç se e sollën në teh besueshmërinë dhe kredibilitetin e televizionit shumëvjeçar dhe të respektuar në Kosovë nga Shqipëria “TV Klan”?
Tashti, a kanë fytyrë kosovarët të shkojnë në plazhin e Durrësit e të Vlorës, ose edhe të pinë makiato diku te Blloku në Tiranë? Kanë, si nuk kanë? Dua të them, ne kosovarët jemi mësuar me njëri-tjetrin, bile edhe kur gënjejmë. Andaj, nuk e marrim njëri-tjetrin seriozisht. Por, gjasat janë që rruga Durrës-Morinë ta përshpejtojë njohjen mes një shqiptari nga Kosova dhe një shqiptari nga Shqipëria. Kështu, shqiptarët nga Shqipëria shumë shpejt do të mësohen me natyrën e shqiptarit nga Kosova. Sigurisht, në fillim këta nga Shqipëria do të shokohen, do të tranden, por, me kalimin e kohës ata do të mësohen që shqiptarët e Kosovës janë ata të cilët me pak para janë në gjendje të bëjnë çmos. Ky është identiteti i kosovarit. Mirë, keq? Kush ka kohë të mendoj për këtë tash.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës