LAJMI I FUNDIT:

Galaxy Ace 2 dhe Mini 2

Galaxy Ace 2 dhe Mini 2

Samsung paraqiti dy smartphone të rinj – Galaxy Ace 2 dhe Galaxy Mini 2. Pajisjet i takojnë segmentit të mesëm të tregut.

Galaxy Ace 2 ka ekranin 3.8-inçësh me rezolucionin prej 480 x 800 piksel, procesorin dybërthamësh me takt pune prej 800 MHz, dhe dy kamera – të pasme prej pesë megapiksel dhe të përparme me rezolucionin VGA. 4 GB të memories mund të zgjerohen me kartelat microSD, e celulari do të shitet me baterinë prej 1,500 mAh.

Modeli Mini 2 i dedikohet blerësve me kërkesa më të vogla. Vjen me ekranin 3.3-inçësh me rezolucion prej 320 x 480 piksel, ka baterinë prej 1,300 mAh, dhe procesorin me takt pune prej 800 MHz me një bërthamë. Kamera e pasme ka rezolucionin prej tri megapiksel dhe nuk ka mundësinë autofokus, e celulari ka 4 GB memorie e cila mund të zgjerohet me kartelat microSD.

Të dy modelet do të shiten me Android 2.3 së bashku me ndërfaqen TouchWiz 4 të Samsungut. /Telegrafi/


Në trend Teknologji

Më shumë
Musk do të tërheqë ofertën prej gati 100 miliardë dollarësh për OpenAI - vetëm nëse nuk i plotësohet një kusht

Musk do të tërheqë ofertën prej gati 100 miliardë dollarësh për OpenAI - vetëm nëse nuk i plotësohet një kusht

Teknologji
Një grup i udhëhequr nga Elon Musk bën ofertë prej 97.4 miliardë dollarësh për

Një grup i udhëhequr nga Elon Musk bën ofertë prej 97.4 miliardë dollarësh për "të gjitha asetet" e OpenAI - vjen përgjigja e Sam Altman

Teknologji
Apple zgjidhi problemin me mjetet fizike për hakimin e iPhone

Apple zgjidhi problemin me mjetet fizike për hakimin e iPhone

Teknologji
Starlink apo 5G, cili e ofron internetin më të shpejtë?

Starlink apo 5G, cili e ofron internetin më të shpejtë?

Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Pas 15 vitesh online, mbyllet LiveLeak – faqja e videove të tmerrshme

Pas 15 vitesh online, mbyllet LiveLeak – faqja e videove të tmerrshme

Kalo në kategori