Gabimet e BE-së në izolimin e Kosovës
Tashmë njerëzit kanë filluar të lodhen duke dëgjuar përditë, bile deri në dekurajim, për të gjitha ngecjet në vendin tonë, si në dukjen e tij nga jashtë ashtu edhe në funksionimin e tij nga brenda: Kosova, i vetmi vend evropian pa marrëdhënie të qartë politike me vet Evropën; Kosova, vrimë e zezë në rajon; Kosova, shteti i vetëm që i ndalohet qarkullimi i lirë me kontinentin amë; Kosova, vendi me politikanët më të korruptuar; Kosova, vendi i vetëm që s’mund ta ushtrojë sovranitetin e vet në tërë territorin e saj; Kosova, i vetmi shtet në Evropë pa ushtri të armatosur; Kosova, i vetmi vend në Evropë që s’mund të marrë pjesë në asnjë ngjarje zyrtare sportive… Ose, më e keqja: Kosova, i vetmi vend ku banorët e saj nuk do jetonin me qejf në të, por do të iknin prej saj! Do të iknin prej vendit që bënë aq shumë t’ia sjellin lirinë! Do të iknin prej lirisë së tyre të fituar me gjak.
Kjo situatë do ndryshim dhe përballim, se mallkim më të madh për një vend s’mund të ketë sesa mos dëshira për të jetuar në të. Që kjo të ndodhë, në vend të kukamës dhe mohimit të çdo gjëje që bën Kosova, do të ishte më mirë të diheshin – s’dua të them fajtorët – shkaktarët e gjendjes. Do të ishte mirë të dihej se sa të këqija po i vijnë Kosovës nga brenda dhe sa nga jashtë. Sepse, vetëfajësimi total, i tipit “ja, ne s’mundemi, ne s’dimë, ne s’kemi…”, e zvogëlon edhe më tepër vetëbesimin tashmë të lëkundur. Identifikimi i përgjegjësive dhe mundësive tona do ta forconte vetëbesimin aq shumë të nevojshëm.
Që e kemi qeverisur keq vendin, që e kemi masakruar duke e vjedhur dhe vazhdojmë ta vjedhim përditë atë, s’ka kush që mund ta mohojë. Për këto faji dhe turpi bie mbi ne. Do të ishte papërgjegjësia dhe marrëzia më e madhe nëse fajin tonë përpiqemi t’ia hedhim dikujt tjetër, kur në pyetje është vendi ynë, liria jonë, pasuria jonë, ekzistenca jonë kombëtare.
Por, “trashjes së zullumit” nga brenda po i ndihmon shumë izolimi që vjen nga jashtë, konkretisht nga BE-ja. Natyrisht, ne s’mund t’ia bëjmë gjyqin asaj. Përkundrazi, kush më shumë se ne ia kemi shprehur mirënjohjen për ndihmën e saj në momentet kyçe të historisë sonë të re. Por, nga ana e BE-së duket se ka një injorim të nevojave imediate të Kosovës. Për shkaqe të saj të brendshme, BE-ja ndaj Kosovës po e luan lojën, siç thotë populli, “ngreh e mos këput”. BE-së po i mjafton fakti se si shpërblim për shkatërrimin total të pësuar nga Serbia, ne kemi pavarësinë dhe atë me plot pengesa nga pesë vendet anëtare të saj (aspak serioze kjo për pretendimet strategjike të BE-së rreth së ardhmes së saj). Herë na trajton si shtet, e herë për shkak të pesëshes na kamuflon shtetësinë (bile po të mos ishin shqiptarët të shpërndarë gjithandej, do të kërkonin hapur t’ia lëmë veriun Serbisë!).
Në anën tjetër, për shkaqe strategjike të saj (largimi i ndikimit rus!), e shpërblen Serbinë me afrim me BE-në. Në fund të fundit është mirë që ndodh ky afrim, por jo në kurrizin tonë. Kosova është e dobët ta paguaj këtë çmim. Paradoksi është i qartë: Serbia na shkatërroi neve dhe qarkullon lirshëm me BE-në. Ne jo – edhe pse të shkatërruar e të ngecur në zhvillim, mu për shkak të Serbisë.
Shpërblehet vrasësi, ngulfatet dhe izolohet viktima. Jo që roli i viktimës është ndonjë krenari dhe na bën nder, por Kosova është viktimë. Andaj, s’guxon të mbetet akoma e tillë.
Nuk është fajtore vetëm Kosova për gjendjen në të cilën ndodhet. Madje, edhe sikur të kishim një qeverisje më të mirën që mund të ofronte Kosova (nuk e di cila!), nuk duket reale të besohet që Kosova e sapo dalë nga lufta, me buxhet rreth një miliard e gjysmë, me mungesë nevojash më elementare në të gjitha fushat, do të mund t’i plotësonte kriteret teknike ashtu siç i kërkohet me gjysmë zëri për afrim me Evropën. Dëmet e luftës, pensionet e vjedhura, nëntoka e shfrytëzuar, të gjitha janë “para të thata”, le të konvertohen në euro dhe ta shohim se sa do t’i ndihmonte këndelljes ekonomike të Kosovës. Integrimi, hapja e Kosovës s’mund të bëhet duke e izoluar atë. Ky lloj izolimi do e ngulfatë edhe më tepër Kosovën.
Duke pas parasysh këto fakte, BE-ja do të duhej t’ia hapte dyert menjëherë Kosovës. Jo t’i jep lëmoshë, por t’ia mundësojë komunikimin pa pengesa me të, me kulturën e saj, me ekonominë e saj (t’i sjellim ndërmend pritjet çnderuese nëpër ambasada për një vizë hyrëse, vetëm për qytetarët e Kosovës).
Hapja pa pengesa me Evropën do ta përshpejtojë edhe kulturimin politik të njerëzve. Njerëzit, kur shohin më mirë, do të përpiqen edhe të zgjedhin më mirë. Izolimi, do të na lë në nivel mahallash, katundesh e qytetesh.
Kush më mirë se izolimi u shërben të gjitha të këqijave që Evropa kërkon t’i zhdukim. Në asnjë mënyrë. Kot të na kërkojë Evropa, apo mund t’ia kërkojmë këtë vetes. Si të shpërfaqet Kosova me gjithë këtë izolim? Apo, ndoshta jemi fajtorë që nuk e kemi përzënë Serbinë më herët.
Ndoshta, por ja që për padrejtësitë e Evropës, të cilat i pranon vet, nuk kemi mundur ta bëjmë këtë më herët.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Xheneta reagon pasi takoi Gjestin në BBVA: Hiç prej shtëpisë mos me dalë, si ti 100 i gjejë

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës