LAJMI I FUNDIT:

Fytyra e vërtetë e shtetit të udhëhequr nga Vuçiqi: Pamje që tregojnë “luftën për domate falas” në Leskovc të Serbisë

Fytyra e vërtetë e shtetit të udhëhequr nga Vuçiqi: Pamje që tregojnë “luftën për domate falas” në Leskovc të Serbisë

Prodhuesit e domateve nga Leskovc të Serbisë janë shprehur të pakënaqur me çmimin e shitjes, kështu që ata vendosën të ndajnë produktet e tyre falas.

Sipas medieve serbe, përcjell Telegrafi, ky gjest tregoi situatën reale të jetës në Serbi dhe kujtoi disa kohë të kaluara të viteve nëntëdhjetë, kur kishte pak miell dhe vaj – dhe njerëzit prisnin në radhë.

Tani njerëzit kanë nxituar për domate falas dhe kanë treguar të gjitha marrëzitë e historisë në lidhje me “rritjen ekonomike” dhe “minimumin prej 900 eurosh”, shkruajnë mediat serbe.


Siç vënë në pah më tej mediat, fermerët nga Leskovci shpërndanë prodhimet e tyre falas para dy tregjeve në atë qytet, sepse janë të pakënaqur me çmimin e blerjes, i cili ra në vetëm 10 dinarë për kilogram.

Shumica e tyre ishin pensionistë, në mënyrë që të merrnin produktet falas, por shumë shpejt u krijua një turmë dhe njerëzit futën me çmenduri domate në çantat e tyre, pa u interesuar për të tjerët.

Për ta bërë këtë gjest edhe më njerëzor, fermerët vendosën një kuti pranë kamionëve të tyre për të mbledhur ndihma për trajtimin e një djali të sëmurë, por askush nga njerëzit e Leskovcit të pranishëm nuk kontribuoi për djalin.

Skenat tronditëse nga Leksovci sot shqetësuan shumë qytetarë në Serbi, të cilët shprehën pakënaqësinë e tyre me situatën në të cilën gjenden fermerët.

“Ata prodhuan fidanë, mbollën, ua larguan barërat e këqija, gërmuan, spërkatën, këputën dhe dhuruan. Ata nuk dëshironin t’ua shisnin shitësve, nuk pranuan t’i poshtërojnë”, kishte shkruar një përdorues i Twitter. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Botë
Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Evropa
Armëpushimi në rrezik? Izraeli 'anulon' lirimin e më shumë se 600 të burgosurve palestinezë

Armëpushimi në rrezik? Izraeli 'anulon' lirimin e më shumë se 600 të burgosurve palestinezë

Azia
CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

Evropa
Si funksionon sistemi zgjedhor në Gjermani?

Si funksionon sistemi zgjedhor në Gjermani?

Evropa
Zgjedhjet parlamentare në Gjermani në shifra

Zgjedhjet parlamentare në Gjermani në shifra

Evropa
Kalo në kategori