LAJMI I FUNDIT:

Fytyra e re e Mangos, Kate Moss prezanton koleksionet vjeshtë/dimër

Fytyra e re e Mangos, Kate Moss prezanton koleksionet vjeshtë/dimër

Duke ndjekur hapat e Scarlett Johansson dhe Penelope Cruz, supermodelja britanike Kate Moss është fytyra e re e Mangos.

37-vjeçarja është zbuluar si fytyra e re e gjigantit spanjoll të modës, Mango, ndërsa edhe koleksionit i është dhënë një frymë pasiononte dhe romantike, falë shfrytëzimit të dantellave dhe materialeve transparente, nganjëherë në të kuqe të çelët krahas teksturave të pasura, si angora ose lëkurë.

Ky koleksion duket se ka diçka për të gjithë. Linjat e zeza elegante përfshihen në lojërat kontraste, të kombinuara si shkëlqyese/mat ose të zeza/fildish, duke prodhuar një siluete elegante dhe joshëse. Sofistikimi dhe lëvizja nuk janë anashkaluar, si edhe përdorimi i imazheve të kafshëve ose njollave jo të rregullta me forma të rrjedhshme.


Mango, që ka hapur dyqanin e parë në Passeig de Gracia të Barcelonës në vitin 1984, tash ka më shumë se 2.000 dyqane në 105 vende. Është kompania e dytë më e madhe spanjolle eksportuese, ndërsa koncepti i saj është i bazuar në një aleancë ndërmjet produktit kualitativ, në akordim me trendet më të fundit të modës, me një çmim të përballueshëm. Imazhi i brendit është riforcuar me dyqanet e veta, të cilat përfitojnë nga një imazh dinamik në akordim me personalitetin e klientëve dhe prezantimin e brendit. /Telegrafi/