Futbollistit të Ligës Premier i arrestuar nën akuza për përdhunim, i vazhdohet lirimi me kusht

Një futbollisti i Ligës Premier, i arrestuar me dyshimin për përdhunim verën e kaluar, i është zgjatur lirimi me kusht deri në fillim të korrikut.
Është hera e tretë që lirimi me kusht i lojtarit zgjatet nga policia, që kur ai u arrestua me dyshimin për dy sulme, një në qershor 2022 dhe një në prill 2021. Ai është ende duke luajtur për klubin e tij, të cilët kanë deklaruar më parë se do të ndërmarrë veprime vetëm nëse është e nevojshme pasi të kenë përfunduar hetimet, por që nuk dëshiron ta zbulojë identitetin.
Policia britanike ka konfirmuar se lojtarit, i cili mohon akuzat, i është vazhduar lirimi me kusht për të tretën herë.
“Më 4 korrik, një akuzë për përdhunim të një gruaje rreth të 20-tave u raportua në polici. Është raportuar se përdhunimi i supozuar ka ndodhur në qershor 2022”, thuhej në një deklaratë të mëparshme nga policia.
“Ndërsa ishte në paraburgim, ai u arrestua më tej me dyshimin për dy incidente të përdhunimit që pretendohej se ishin kryer në prill dhe qershor të 2021 kundër një gruaje tjetër rreth të 20-tave”.
“Asnjë veprim i mëtejshëm nuk do të ndërmerret në lidhje me veprën e supozuar në qershor 2021, sepse legjislacioni përkatës nuk kishte hyrë ende në fuqi në kohën kur thuhet se kishte ndodhur akti”, thuhet më tej në njoftim.
Menjëherë pas arrestimit, klubi i lojtarit deklaroi se ai nuk do të pezullohet, ndërkohë që hetimet e policisë janë në vijim, raporton Daily Star.
“Ne jemi të vetëdijshëm për akuzat të cilat aktualisht janë objekt i një hetimi policor”, ka lëshuar komunikatë klubi nga Liga Premier.
“Ne kemi konfirmuar se lojtari i mohon akuzat dhe është në kontakt me policinë dhe në pritje të rezultatit të hetimeve të tyre. Nuk ka pasur asnjë akuzë dhe lojtari mund të përmbushë angazhimet e tij profesionale duke përfshirë udhëtimin e lejuar”.
“Ne i marrim seriozisht angazhimet dhe përgjegjësitë tona dhe kemi ndjekur politikat dhe procedurat tona mbrojtëse. Ne do ta mbajmë këtë çështje nën shqyrtim dhe do ta shqyrtojmë më tej nëse rrethanat ndryshojnë”, ka potencuar më tej klubi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Art Smakaj shënoi një gol fantastik për t’i dhuruar tri pikë Lokomotivës së Zagrebit

Milot Rashica shënon në fitoren komode të Besiktasit – në mesin e më të mirëve me statistika

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Real Madrid mëson vendimin e apelit për kartonin e kuq të Bellingham

Superkompjuteri përditëson parashikimet pas shortit – zbulohen shanset e secilit ekip për të fituar Ligën e Kampionëve

Mikel Arteta reagon pasi Arsenali mësoi kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës