I takojnë gjeneratës më të mirë të futbollit mitrovicas, kanë dhënë shumë për futbollin e qytetit të minatorëve, veçmas për skuadrën e Trepçës, por sot sikur janë të zhgënjyer. Është fjala për ish- futbollistët e Trepçës në vitet e 80-ta Fisnik Ademin e Rafet Prekazin, të cilët e bëjnë krahasimin e futbollit të dikurshëm dhe këtij të ditëve të sotme.
Për dallim nga Rafeti, i cili edhe sot është i lidhur me lojën e futbollit, Fisniku ka kohë që i ka thënë lamtumirë dhe nuk është fare i pranishëm në skenën e futbollit kosovar.
“Jo, nuk jam duke e përcjellë fare futbollin kosovar, madje nuk më kujtohet se kur e kam parë ndeshjen e fundit. Iu kam ngjitur bjeshkëve dhe nuk po mendoj fare për futboll”, thotë në fillim të bisedës Ademi, i cili aktualisht jeton në Pejë, por punon në Mitrovicë.
“Pasi u ndava nga futbolli një kohë të gjatë nuk isha i pranishëm, pastaj u angazhova në FFK, por edhe kjo zgjati shumë shkurt, kurse tash nuk merrem fare. Nuk e kam zhvilluar as ndeshjen lamtumirëse, dhe kjo ndoshta është arsyeja e dëshpërimit të madh”, thotë dikur mesfushori me nam i Trepçës.
Për të nuk ka dilema se në kohën e tij ”futbolli ishte më cilësor, më i organizuar, me klube më të forta dhe më cilësore, por edhe me kushte financiare më të mira se tani.
Edhe Liga e dytë ishte e fortë, e mos të flasim për ligën e parë. Sigurimi familjar ishte më i qëndrueshëm, unë nuk kam luajtur për para dhe nuk e kam menduar ekzistencën”. Edhe bashkëlojtari i tij nga ditët më të mira të Trepçës, Prekazi, ka bindjen se dikur ishte kënaqësi të luaje futboll dhe se nuk mund të bëhet krahasimi me futbollin e tanishëm.
“Dallimi është shumë i madh si në cilësi, kushte dhe organizim të klubeve. Dikur çdo gjë ishte në nivel të lartë, por kështu nuk është sot. Hapësira e krijuar gjatë 10-12 vjetëve para luftës, por edhe disa vjet pas luftës kur ishim në eufori, e kanë bërë të veten. Skuadrat tona atëherë ishin në nivel me Evropën. Liga e ish Jugosllavisë ishte e dyta apo e treta në Evropë. Kishte seleksionim të rregullt në çdo nivel dhe nuk mund të behej çdokush futbollist. Duhej shumë punë e cilësi, por edhe edukatë që të futeshe në mesin e futbollistëve të një skuadre, por edhe konkurrenca ishte shumë më e madhe se tash”, shprehet Prekazi, i cili vetëm pas dy ndeshjeve të para të këtij edicioni i dëshpëruar me rrjedhën e ngjarjeve dha dorëheqje nga posti i kryetrajnerit të Trepçës.
“Dikur të gjithë jetonim për një ndeshje, ishte kënaqësi e madhe dhe kudo bisedat bëheshin shumë kohë para ndeshjes, veçmas me ndonjë kundërshtar të madh, kurse tash as që flitet dhe sikur futbollistët luajnë pasi e kanë obligim, e jo për qejf. Më duket se futboll tani po luajnë vetëm ata që nuk kanë se çka të bëjnë, dhe për këtë arsye ka shumë të tillë që e mbajnë familjen, kurse ne në kohën tonë nuk mendonim gjëra të tilla. Unë si 17 vjeçar kam nënshkruar kontratë me Trepçën dhe për futboll e kam lënë edhe fakultetin”, thotë Prekazi.
Ngecjen e futbollit kosovar Prekazi e sheh edhe te mungesa e ballafaqimeve me skuadrat e huaja. “Garat me skuadra të huaja janë të veçanta, vetëm atëherë e di se sa vlen.
Nuk besoj se ka dikush në Ballkan që e dëshiron më shumë futbollin se ne në Kosovë, por sa vlen kjo kur bëhet shumë pak për të”, thotë ish trajneri i dy skuadrave mitrovicase, Trepça e Trepça ’89, i zhgënjyer edhe me incidentet e shpeshta në ndeshjet e futbollit, duke thënë se ”dikur nuk kishte incidente pasi të gjithë kishin edukatë, por edhe vepronte ligji, kurse sot nuk mund të thuhet kështu.
Tani të gjithë jemi shqiptarë e po luajmë mes vete, por incidentet janë shumë më të mëdha se dikur kur luanim kundër të tjerëve. E vetmja gjë që më pëlqen dhe më lë përshtypje të mirë është fakti se tani futbollistët mes vete kanë raporte shumë të mirë ”, shprehet Prekazi. /Zëri/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
Barcelona shkatërron sërish Valencian, tani e eliminon nga Kupa e Mbretit
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut
Florentino Perez ka gati transferimin e parë për verë te Real Madridi - kushton 60 milionë euro
Fjetja me gojën e mbyllur është virale tashmë: Haaland shpjegoi pse
Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër