LAJMI I FUNDIT:

Futboll: Edicioni i ri i Superligës nis më 16 gusht

Futboll: Edicioni i ri i Superligës nis më 16 gusht

Sezoni i ri i garave i Raiffeisen Superliga e Kosovës në futboll, do të nis më 16 gusht.

Kështu është vendosur sot në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës (KE i FFK-së). KE i FFK-së nën drejtimin e kryetarit Fadil Vokrri, debatoi për shumë çështje me rëndësi për futbollin tonë.

“KE i FFK-së mori vendim që kampionati i ri të fillojë më 16 gusht për Raiffeisen superligën e Kosovës. Njëkohësisht KE mori vendim që Kuvendi i rregullt i punës të mbahet më 29 gusht në orën 17.00, për vendin e mbajtjes do të njoftoheni me kohë”, është thënë në njoftimin e FFK-së.

Sipas këtij njoftimi, KE analizoi edhe rrjedhën e kampit Edukativ nacional U-15, të pestin me radhë dhe konstatoi se organizmi i kampit, zhvillimi i ndeshjeve, mbikëqyrja nga ana e Shtabit të përfaqësueses bashkë me trajnerët e rajoneve ishin pika që dëshmuan edhe një herë se FFK-ja po bën një punë të jashtëzakonshme për grup-moshat e reja.


“Gjatë ditëve sa ka zgjatur kampi futbollistët e rinj kanë dëshmua cilësi, disiplinë dhe frymë sportive. Po ashtu vlen të përmendet edhe interesimi i futbollistëve të rinj nga diaspora dhe që në të ardhmen duhet të përfshihen sa më shumë në këtë kamp. KE për shkak të mosplotësimit të numrit të mjaftueshëm për shkollim për licencën “A” të trajnerëve , FFK-ja do tua mundësojë trajnerëve që kanë aplikuar për këtë licencë të mund të udhëheqin ekipet e Superligës deri në terminin e ri që parashihet të mbahet në fund të nëntorit apo në fillim të dhjetorit të këtij viti”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e FFK-së. /KP/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

Ndërkombëtare
“Ne duhet të fitojmë kampionatin, unë dhe djemtë e mëdhenj në këtë ekip” - Salah flet për fitoren e madhe ndaj Man Cityt

“Ne duhet të fitojmë kampionatin, unë dhe djemtë e mëdhenj në këtë ekip” - Salah flet për fitoren e madhe ndaj Man Cityt

Premier League
Notat e lojtarëve, Man City 0-2 Liverpool: Salah ‘mbreti’ i derbit

Notat e lojtarëve, Man City 0-2 Liverpool: Salah ‘mbreti’ i derbit

Premier League
Vëllaznimi vjen me reagim për ngjarjet në Prizren – i quan kriminel tifozët vendas, ndërsa klubin e Lirisë si të pabesë

Vëllaznimi vjen me reagim për ngjarjet në Prizren – i quan kriminel tifozët vendas, ndërsa klubin e Lirisë si të pabesë

Liga e Parë
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Serie A
Kalo në kategori