Regjisore, dramaturge dhe aktore. Është ikonë e Teatrit të Qytetit të Prishtinës - “Dodona”, dhe shpirti i fëmijëve të Kosovës. Janë mbi 16 shfaqje të saj, të dhëna në 30 vitet e fundit, që vazhdojnë të jenë pjesë e repertorit të këtij teatri. Është kjo Melihate Qena, që për fëmijët, publikun më të mirë e më të sinqertë, do të sjell nesër shfaqjen e re, “Fustani pika, pika”, bazuar në tregimin “Sikur në përrallë” të shkrimtarit të madh për fëmijë, Rifat Kukaj.
Në një konferencë për media, Qena tha se është nder dhe guxim i madh që është përcaktuar për një tekst të tillë.
“Unë kam marr guximin të inskenojë një vepër të Kukajt, edhe pse asnjëherë s’e kam sigurinë e plotë se do të arrij nivelin e tekstit të tij. Rifat Kukaj është një shkrimtar jashtëzakonisht i mirë për fëmijë, që ne si shoqëri, ndonëse e njohim, ende nuk e kemi arritur ta zbulojmë si duhet. Rifat Kukaj është për mua një thesar i pazbuluar”, ka thënë ajo.
Në këtë shfaqje do të luajnë dy aktore të reja, Molikë Maxhuni dhe Adelina Xharahu, të cilat për herë të parë do të ballafaqohen me publikun e përbërë nga më të vegjlit.
“Kam pas fat që jam takuar me dy aktore të reja. Ato kanë dashurinë, përkushtimin dhe talentin që të punojnë me kukulla, pasi në fakultet nuk e kanë mundësinë t’i mësojnë këto. Në shfaqje ka pjesë ku kam futur edhe narracione, sepse nuk kam dashur ta prishi bukurinë e tekstit – burimor, i pastër e jashtëzakonisht piktoresk. Nëse e lexoni këtë tekst, para syve e sheh bukurinë që e përshkruan shkrimtari”, shtoi Qena. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Bektashinjtë kishin një lidhje të ngushtë me adhurimin e Krishtit”

Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!

E kaltra e rrallë e shpikur nga Qytetërimi Maja
Individualizmi ynë i mjerë

Posterët e filmave klasikë – me qasje polake

Harta e shteteve të Evropës, gjatë 2400 vjetëve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi