Fusnota kundër Republikës
Mangësitë dhe defektet në sovranitetin e Kosovës po shtohen dhe po thellohen edhe më shumë si pasojë e negociatave ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Sa më shumë që po rritet numri i marrëveshjeve me Serbinë, aq më shumë po zvogëlohet sovraniteti i Kosovës. Marrëveshja për përfaqësimin e Kosovës në nismat rajonale e ka dëmtuar shumë rëndë subjektivitetin shtetëror të vendin tonë në arenën ndërkombëtare.
Qeveria e Kosovës në raundin e fundit ka pranuar që shteti jonë në nismat rajonale ta heqë fjalën Republikë. Përveç që Kosovës i ndryshohet emri kushtetues, asaj i vihet edhe një fusnotë, ku shkruan se nuk paragjykohet qëndrimi ndaj statusit dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 të OKB-së dhe me Mendimin e GJND-së.
Qeveria e Kosovës me fusnotën e pranuar e ka vulosur mospranimin e shtetësisë se Kosovës nga organizatat e ndryshme rajonale dhe botërore. Përveç kësaj, kjo fusnotë do të ndikoj negativisht edhe në shtetet që ende nuk e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës.
Kosova në përfaqësimet rajonale dhe më gjerë nuk do të jetë e barabartë me shtetet tjera ashtu siç po thuhet nga qeveritarët dhe disa opinionistë. Derisa shtetet tjera do të përfaqësohen me emrin e plotë kushtetues dhe pa ndonjë fusnotë, Kosova do të prezantohet pa emrin kushtetues dhe me një fusnotë që e mohon shtetësinë tonë. Fusnota që përmban Rezolutën 1244 në kuptimin e marrëdhënieve multilaterale e kthen Kosovën në kohën e protektoratit ndërkombëtar. Me fusnotën 1244, organizatat ndërkombëtare të karakterit politik, ekonomik, financiar dhe ushtarak do ta trajtojnë shtetin tonë si një vend të papërcaktuar dhe të padefinuar në aspektin politik dhe juridik.
Qeveria e Kosovës po e interpreton si sukses të madh marrëveshjen për nismat rajonale për faktin se në fusnotë paraqitet edhe Mendimi i GJND-së. Verdikti i GJND-së ka karakter vetëm këshillëdhënës, pra nuk ka asnjë efekt juridik. Ndërsa, Rezoluta 1244 e OKB-së është ende në fuqi dhe ka efekt juridik ndërkombëtar.
Qeveria e Kosovës ka shkuar edhe me larg në interpretimin e kësaj marrëveshjeje, duke thënë se Serbia de jure e ka pranuar pavarësinë e Kosovës. Këto interpretime qesharake të Qeverisë sonë kanë për qëllim që ta mjegullojnë disi shkeljen e rëndë të Kushtetutës që ia ka bërë dhe ta amortizojnë sadopak indinjatën e thellë të popullit.
Qeveria e Kosovës duke mos pasur vullnet dhe aftësi politike për t’i zgjidhur problemet e brendshme, po i negocion ato me Serbinë. Me këto negociata me Serbinë nuk po zgjidhen problemet, por vetëm po shtohen dhe po legalizohen ato. Të gjitha marrëveshjet që janë bërë deri më tani e pamundësojnë finalizimin e procesit të shtetndertimit. Serbia nuk do të nënshkruante asnjë dokument që do të na bënte neve më sovran dhe më të fuqishëm.
Serbia në procesin e negociatave po përfiton shumë, sepse në njërën anë po e konteston shtetin tonë, ndërsa në anën tjetër po i afrohet gjithnjë e më shumë qëllimit për tu bërë anëtare e BE-së.
Serbia fal negociatave që po i bën me Kosovën e fitoj statusin e vendit kandidat të BE-së.
Konjuktura politike që po na udhëheq duke qenë shumë e zellshme ne negociatat me Serbinë, i ka harruar problemet e mëdha që po e rrezikojnë shtetin dhe shoqërinë tonë. Kjo konjukturë politike tashmë e ka harruar veriun e barrikaduar dhe kriminalizuar nga strukturat joformale serbe, të cilat po e shkelin rendin juridik për më shumë se një dekadë.
Këto struktura paralele serbe nuk luftohen dhe nuk pengohen më nga asnjë institucion vendor apo ndërkombëtar. Veprimet qeveritare në lidhje me veriun ka kohë që janë ndaluar, ndërsa deklaratat e tyre për këtë çështje janë rralluar. Veriu është lenë në mëshirën e institucioneve ndërkombëtare që nuk e njohin shtetin e Kosovës.
Diskursi politik i Qeverisë së Kosovës nënkupton negociata të pafundme politike për tema të pafundme me Serbinë. Qëllimi i këtyre negociatave është që të bisedohet për të gjitha temat që ka të bëjmë me rregullimin e brendshëm shtetëror përfshirë edhe veriun. Pak ditë më parë ndërmjetësi i BE-së në bisedimet Prishtinë-Beograd, Robert Cooper, deklaroi se me veriun do të merremi shumë shpejt.
Kjo Qeveri tashmë është pajtuar që veriu të jetë temë e negociatave që po mbahen në Bruksel. Rezultat i negocimit të veriut pashmangshëm do të jetë autonomia speciale për serbet atje. Legalizimi i strukturave paralele serbe në veri është pranim dhe zbatim i agjendës serbe për ndarjen e Kosovës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Xheneta reagon pasi takoi Gjestin në BBVA: Hiç prej shtëpisë mos me dalë, si ti 100 i gjejë

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës