LAJMI I FUNDIT:

“Furious 7” së shpejti në kinema (Video)

“Furious 7” së shpejti në kinema (Video)

Aktorët Vin Diesel, Dwayne Johnson dhe Michelle Rodriguez kanë vënë edhe një herë këmbët në pedalet për ndjekje epike të veturave në episodin e fundit të filmit “Furious 7”.

Treshja është kthyer për vazhdimin e franshizës “Fast & Furious” në ekstreme të reja me një seri marifetesh të pabesueshme.

Aktori i famshëm Jason Statham në këtë film luan rolin si vëllai hakmarrës i Owen Shaw-it, Deckard Shaw.


Kërcënimi i Deckardit e detyron Dominic Toretton (Dieselin) që të bashkojë grupin edhe për një mision tjetër.

Ky film do të shënojë paraqitjen e fundit të aktorit Paul Walker në rolin e Brian O’Conner, pas vdekjes tragjike që pësoi në aksidentin me veturë vitin e kaluar, transmeton Koha.net.

Në franshizën “Fast & Furious” marrin pjesë edhe personat e rinj si Iggy Azalea, Kurt Rusell, Djimon Hounsou dhe Nathalie Emmanuel.

“Furious 7” do të hapet më 3 prill në Shtetet e Bashkuara dhe në Mbretërinë e Bashkuar.