LAJMI I FUNDIT:

Fundoset anija bullgare, vdesin së paku shtatë detarë

Fundoset anija bullgare, vdesin së paku shtatë detarë

Së paku shtatë detarë kanë vdekur të enjten në mëngjes kur anija transportuese "Vanesa" është fundosur në Ngushticën e Kerchit, në ujërat e detit Azov, në kufirin ruso-ukrainas, kanë njoftuar autoritetet bullgare dhe ruse.

Sipas të dhënave të qendrës lokale të ministrisë ruse për situata të jashtëzakonshme, një detar është shpëtuar, shtatë kanë gjetur vdekjen, dhe tre të tjerë ende konsiderohen si të zhdukur.

Kërkimet e ekipeve shpëtuese, në të cilat po marrin pjesë anije dhe helikopterë, po i bëjnë më të vështira lartësitë e valëve dhe era e akullt, që po frynë me shpejtësi prej 25 metrash në sekondë, kanë transmetuar agjencitë.

Anija ishte duke transportuar hekur rus drejt portit bullgar Burgas, në Detin e Zi, e në të gjendeshin 10 bullgarë dhe një ukrainas.


Në trend Botë

Më shumë
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Botë
Shpërthime në Bejrut, Izraeli zgjeron ofensivën tokësore në Liban

Shpërthime në Bejrut, Izraeli zgjeron ofensivën tokësore në Liban

Azia
Izraeli 'përgatit përgjigjen' ndaj sulmit të Iranit ndërsa afrohet përvjetori i sulmit të 7 tetorit

Izraeli 'përgatit përgjigjen' ndaj sulmit të Iranit ndërsa afrohet përvjetori i sulmit të 7 tetorit

Azia
Trump premton eksplorimin e Marsit ndërsa rikthehet me tubim në vendin ku i shpëtoi atentatit

Trump premton eksplorimin e Marsit ndërsa rikthehet me tubim në vendin ku i shpëtoi atentatit

Amerika
Netanyahu për sulmin e Iranit:

Netanyahu për sulmin e Iranit: "Asnjë vend tjetër në botë nuk do të pranonte një sulm të tillë dhe as Izraeli nuk do ta pranojë”

Azia
Zyrtarisht, amerikanët një muaj larg ditës së zgjedhjeve presidenciale

Zyrtarisht, amerikanët një muaj larg ditës së zgjedhjeve presidenciale

Amerika
Kalo në kategori