LAJMI I FUNDIT:

Fundjavë interesante në futbollin kosovar

Fundjavë interesante në futbollin kosovar

Këtë fundjavë zhvillohen ndeshjet e xhiros së pestë të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll dhe Ligës së Parë.

Në elitën e futbollit kosovar të gjitha ndeshjet zhvillohen të dielën dhe fillojnë nga ora 16:00.

Besa e Pejës pret Prishtinën në superderbin e kësaj jave, përderisa Vëllaznimi para 5000 kuq e zinjve të Jakovës do të tentojë të marrë tri pikë nga Trepça 89’.

Gjilani pret KEK-un me kapitenin e rikthyer Liridon Hasani, përderisa kampioni Hysi do të jetë nikoqir i Dritës. Mini-derbi do të jetë edhe përballja Lepenci – Drenica.


Superliga e Kosovës

E diel, 16:00.

Besa – Prishtina
Vëllaznimi – Trepça 89’
Gjilani – KEK-u
Trepça – Liria
Lepenci – Drenica
Hysi – Drita

Liga e Parë:

E shtunë, 16:00.

Kosova (V) – Llapi
Rahoveci – Fushë Kosova
Ramiz Sadiku – Vitia
Flamurtari – Sharri
Deçani – Ulpiana

E dielë, 16:00.
Ballkani – Feronikeli
Ferizaj – Istogu
2 Korriku – Hajvalia

/Telegrafi/