Ledian Gjeçi
S’ka kaluar shumë kohë nga botimi i vëllimit të dytë të romanit me titull ‘Secili çmendet simbas mënyrës së vet’ i autorit Stefan Çapaliku, dhe pasi e lexova me shumë kureshtje këtë libër, me nxiti të hedh në letër perceptimin tim mbi veprën, e parë nga këndvështrimi i një të riu për kohë të cilat unë si kam jetuar.
Ky roman vjen për lexuesin shqiptar dhe jo vetëm, si vijim i romanit të parë me të njëjtin titull, dhe në këtë vepër të mirëfilltë letrare autori me shumë finesë rrëfen në vetën e parë histori dhe ngjarje konkrete të cilat i ka jetuar personalisht, ose së paku kanë ndodhur para syve te tij. Ngjarje të cilat duken gati të pabesueshme për këndvështrimin e dikujt që se ka parë, dikujt që s’mundej, ose dikujt që s’ka dashur ta shoh siç ishte, të ashtuquajturën ‘’at’kohë’’ të regjimit komunist në Shqipëri.
Në vëllimin e parë ngjarjet zhvillohen në qytetin e Shkodrës. Rrëfimi nis fill me kujtesën e autorit që e ruan nga koha e fëmijërisë, dhe zhvillohet më tej së bashku me vitet e rritjes së tij. Aty herë mbas here prezantohen ngjarje të papritura në të cilat gjen patjetër shkak të qash e të qeshësh. Ndërsa në vëllimin e dytë fokusi i ngjarjeve transferohet nga Shkodra në Tiranë ku personazhi i rritur tashmë nis një jetë të re universitare me të njëjtat çmenduri të vjetra të cilat vazhdojnë të gjenden kudo e te çdokush. E më pas vjen i shumëprituri, tranzicioni. I bukur, por shumë i brishtë për ta ndaluar totalisht vrullin e një çmendurie gjysmë shekullore. Dhe historia vazhdon…
Një nga cilësitë e veçanta të veprës është se nuk synohet të mbahet gjallë kureshtja e lexuesit thjesht duke servirur makabritetet kriminale të kohës në fjalë, të cilat janë aq shumë të dëgjuara në kronika apo tekste të ndryshme letrare, por trajtimi këtu vjen ndryshe. Burimin e ngjarjeve autori e nxjerr nga ajo që dikur konsiderohej ‘e zakonshmja’. Nga vet jeta që bënin të zakonshmit, banorët e qytetit, fshatit apo çdo lloj rrethine, kur në të vërtetë kjo e zakonshme ishte një çmenduri kolektive tragji-komike e cila trajtohet e paraqitet në mënyrë fantastike në vepër. Dhe ky trajtim i veçantë i autorit e kthen në të pazakontë romanin, i vesh vlera reflektuese e argëtuese për lexuesin, e fton të mos harroj të vërtetat e të mos përsëris gabimet e të shkuarës, duke realizuar kështu edhe një nga misionet kryesore të artit; qëllimin për të influencuar mirë tek tjetri. Dhe këtë qellim ky roman e realizon më së miri nëpërmjet cilësive që mbart.
Siç u tha edhe më lart, ky libër i sapo botuar vjen si vijim i të parit, dhe në rast të tillë të vjen ndërmend rrisku që ekziston nëse autori do mundej të mbante të njëjtin ritëm me të njëjtën larmishmëri surprizash e karakteresh, pasi më të veçantat e memories së autorit zbrazen tek i pari. Mirëpo në këtë rast rezulton ndryshe. Edhe i dyti vazhdon fuqishëm. Jo vetëm vazhdon por edhe fillon, sepse me bindje mund të konsiderohet vepër më vete, e cila mundet të jetoj më së miri edhe pa e patur nevojën e të parës. Dhe është padiskutim një roman i vërtet që servir të vërteta, e që argëton pa masë.
Sigurisht nuk mund të pretendohet që një shkrim i shkurtër si ky që sapo lexuat të përmbledh denjësisht gjithë vlerat e një romani që nuk duhet humbur, por së paku mund të lexohet si përshtypja e dikujt ndaj diçkaje e cila e ka frymëzuar të ndalet. /360grade.al/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E kaltra e rrallë e shpikur nga Qytetërimi Maja
“Bektashinjtë kishin një lidhje të ngushtë me adhurimin e Krishtit”

Fjalimi i Skënderbeut!?

Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!

FYTYRA E VDEKJES

Thënie për gruan: Të arsimosh një femër do të thotë të arsimosh një shoqëri

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi