LAJMI I FUNDIT:

​FSShK i shkruan sërish Kurtit: Në pakon situmuluese të përfshihet i tërë zinxhiri shëndetësor

​FSShK i shkruan sërish Kurtit: Në pakon situmuluese të përfshihet i tërë zinxhiri shëndetësor

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, i ka dërguar edhe një letër kryeministrin në detyrë, Albin Kurtit, me anë të së cilës i kërkon që në kompensimin shtesë stimulimit për punëtorët shëndetësor, të futen edhe punëtorët e tjerë, si pastruesit dhe sigurimi.

“Duke ju rikujtuar reagimet tona me kohë nga data 12 Mars 2020 deri më sot janë adresuar Komunikata, Reagime dhe Kërkesa si në vijim( 12 Mars 2020, 13 Mars 2020, 16 Mars 2020, 23 Mars 2020, 27 Mars 2020, 29 , 30 dhe 31 Mars 2020, 01,02 dhe 3 Prill 2020, 16 Prill 2020).

I nderuari Kryeministër në detyrë, po ju bëj edhe njëherë me dije se bazuar në informatat nga terreni e që kanë të bëjnë me ndarjen e kompenzimit shtesë(stimulimit) për punëtorët shëndetësor, po më duhet të jua rikutoj se sistemi shëndetësor është zingjiror dhe çdo shkëputje e hallkës së këtij zingjiri dërgon në dështim të sistemit shëndetësor.


Pra, nëse stimulimet nuk do të bëhen ashtu siç e meritojnë punëtorët shëndetësor dhe stafi i tij mbështetës ju do të mbani përgjegjësi morale dhe juridike.

I nderuari Kryeministër në detyrë, po jua rikujtoj se në një institucion më të vogël shëndetësor i cili funksionon në këtë kohë Pandemie bëjnë pjesë: Punëtori i sigurimit, pastruesi/ja, bartësit, vozitësit, shërbimet teknike, IT-të dhe duke përfunduar tek infermierët dhe mjekët.

Çdo diskriminim i këtyre punëtorëve do të konsiderohet shkelje e të drejtave të njeriut si dhe shkelje e të drejtave të punëtorëve, gjë për të cilën FSSHK do të ndërmerr të gjitha hapat juridike.

Po ju themi hapa juridik ngase hapat sindikaliste në këtë moment nuk mund ti ndërmarrim, sepse jemi në vijën e parë të frontit”, thuhet në njoftim.

Në trend Lajme

Më shumë
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Lajme
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Lajme
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

Lajme
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Kalo në kategori