LAJMI I FUNDIT:

FSK vazhdon kërkimet për 16-vjeçarin nga Peja (Video)

FSK vazhdon kërkimet për 16-vjeçarin nga Peja (Video)

Mesditën e së mërkurës, në digën e lumit në fshatin Gllaviçicë të Pejës, ka rënë Hasan Berisha.

16-vjeçari nga fshati Llabjan i Pejës ishte i shoqëruar nga dy shokë të tij, që kishin shkuar për të peshkuar, raporton KTV.

Sipas deklaratave që ata kanë dhënë për policinë, ai është hedhur në ujë për të marrë një top dhe nuk ka mundur të dalë, derisa ende nuk dihet për fatin e tij.


Edhe gjatë ditës së enjte, ekipet e shpëtimit të FSK-së, përkatësisht zhytësit, kanë vazhduar kërkimin e trupit të të miturit.

Pjesëtarët e FSK-së po ashtu kanë kërkuar edhe në pjesë të tjera, afër vendit ku është zhdukur 16-vjeçari.

Ndërkaq, familja 9anëtarëshe Berisha është tronditur nga zhdukja e djalit të katërt të tyre.

Vëllai i madh i Hasanit, Edison Berisha, thotë se disa herë janë larë në atë pjesë të lumit dhe se vëllai më i vogël i tij e njihte mirë notin. Kërkimi i 16 vjeçarit ka vazhduar edhe në orët e pasdites, por pa sukses.

https://vimeo.com/161954389

Në trend Lajme

Më shumë
Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Lajme
Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Lajme
Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Lajme
Kalo në kategori