LAJMI I FUNDIT:

Fshati Mushnik në Shqipëri, pa rrugë dhe pa nuse (Video)

Fshati Mushnik në Shqipëri, pa rrugë dhe pa nuse (Video)

Koha në Mushnik një fshat i Rrogozhinës duket sikur është ndalur. Vetëm 8 km larg autostradës Rrogozhinë-Kavajë, 20 familje jetojnë në izolim të plotë, pa ujë, pa kanalizime, në kushte mbijetese.

Që të dalin për të kërkuar punë në qytet u duhet të përshkojnë së pari në këmbë një rrugë të vështirë prej 5 km. Të mbjellësh kushton më shtrenjtë në këtë fshat, sepse mjetet bujqësore kërkojnë më shumë para për shkak të rrugës.

Edhe këtu në Mushnik fajësojnë mjerimin për beqarinë. Asnjë nuse nuk vjen në fshat, thonë ata, ndaj sot ka edhe 50-vjeçarë pa familje.


Jeta bëhet edhe më e vështirë në kohë shiu, kur uji nga kodrat përreth mblidhet në fshat, apo kur të sëmurët duhet t’i transportojnë deri në rrugën e makinës më këmbë ose me mushka.

Hera e fundit qe një zyrtar ka qenë në këtë fshat, ishte gjatë fushatës së fundit elektorale. Që atëherë në Mushnik banorët kanë parë vetëm njëri-tjetrin. /tch/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori