Fryti i lirisë po rënkon!
Sa i drejt dhe i mirë ishte, derisa nuk e shijoi ngrohtësinë e kolltukut!
Pas përfundimit të luftërave që rrodhën nëpër trojet tona, sikur një gjahtar besnik pas kapjes së kafshëve, kam ndjekur rrjedhat e ndërtimit të paqes. Madje, së fundmi kam shkruar edhe një roman, ende i pabotuar, “Beteja e paqes”! Kam parë shkelje, padrejtësi dhe llahtari që vështirë gëlltiten. Kam parë edhe seç ecet përpara. Kisha dëshirë të shihja vetëm këso panoramash. Madje, shpesh edhe parapëlqeja t’i mbyllja sytë pas shkrepjes së atyre pak të mirave që syri mbërrinte t’i kapte. E mira e mbylljes së syve ishte se një herë mund ta shihje panoramën e bukur dhe në çastin kur i mbyllje sytë, truri bënte ruajtjen e asaj pamjeje të bukur brenda atij vendi sterrë. Ndërsa, e mira tjetër ishte se kishe mundësi të ruhesh prej ndonjë panorame të pështirë, që mund të vinte si një bubullimë që çante edhe qiellin. Kjo ishte vetëm një përpjekje nga ana ime për ta qëmtuar vetëm të mirën, por lehtë e mposhtur përballë asaj që mendja kundronte.
Burgosjet, vrasjet dhe anashkalimi i atyre që ishin akterë të drejtpërdrejtë të prurjes së këtyre të drejtave që sot secili prej nesh në formën e vetë i gëzon, pas lufte ishte bërë kryefjala e çdo gjëje. Mbase, kishte edhe prej atyre që në luftë ishin dergjur së tepërmi dhe ja tani në hapat e ndërtimit të paqes kishin mbërritur ta trashnin strumbullarin e pasurisë, ku edhe revizionerët më të rryer financiarë nuk mund t’ia gjenin fijen, mbase edhe më vështirë burimin e të ardhurave.
Në Maqedoni kishte ecje përpara! Këtë nuk ka të drejtë askush ta mohon. Porse ishte ecje tejet e pamjaftueshme kur dihej mirëfilli se çmim i këtij përparimi me gulçe të shpeshta, ishte gjaku dhe djersa e bijve më të mirë të këtij vendi. Ndaj, pakënaqësia me të drejtë ia thotë këngës dhe poezisë, vetëm e vetëm që kënaqësia dhe krekosja t’i thonë vetës pak më ngadalë se nuk qenka ashtu siç pandehim ne.
Tani së fundmi, një incizim i sati me radhë për thirrje për ndihmë të djalit të një luftëtari dhe të një të rënit, besoj se drithërojë tokën dhe trupat tanë sikur të ishte një tërmet i pa mbajtur mend ndonjëherë.
Flamuri nëntëvjeçar, djali i të rënit për liri, Rahim Semiut, na trandi harbueshëm zemrat. Ai vuan prej një sëmundjeje të rëndë të mushkërive, ku aparatet për mjekimin e sëmundjes kushtojnë shumë dhe dhimbjet po ashtu janë të rënda.
Ky është fëmijë dëshmori. Ky është fryti i lirisë. Mbase gjendja e tij shëndetësore është edhe treguesi më i pastër i gjendjes së lirisë sonë.
Teksa të palagurit prej lufte davarisin rrëfenja për krenarinë e rezultateve të luftës, pjesëmarrësit, pasojat dhe frytet e tyre sot praktikisht e rrëfejnë të kundërtën.
Të paktën ju të lagur prej fjollave të luftës, edhe pse të zhytur shumë thellë në kridhën e padrejtësive ekonomike, përballë këtij manari të bukur, hapni llogaritë financiare dhe plotësojani të paktën nevojat që i duhen patjetër.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës