LAJMI I FUNDIT:

Frymëzim mashkullor në gardërobën e femrave

Frymëzim mashkullor në gardërobën e femrave

Tendenca më e fundit e modës duket se është “vjedhur” nga gardëroba e meshkujve.

Në fakt kjo ishte një tendencë e paralajmëruar sepse që në fillim stilistët prezantuan dhe sugjeruan një frymëzim nga tendencat mashkullore në çdo veshje që do të krijohej për femrat këtë sezon.

Por, aty ku spikat më tepër kjo tendencë është për femrat që preferojnë të veshin kostume me xhaketë dhe pantallona tub në prerje mashkull, të cilat të kompletuara me detaje dhe aksesorë femërorë shfaqin sensualitet dhe feminilitet.


Ndër femrat e shoubizit që janë spikatur më shpesh në publik me këto veshje kanë qenë Victoria Beckham, Kate Hudson, dizenjuesja Stella McCartney, Demi Moore etj.