LAJMI I FUNDIT:

Frizura solemne për Vitin e Ri

Frizura solemne për Vitin e Ri

Përgatitjet për natën më të hareshme po i afrohen fundit. Keni zgjedhur fustanin, keni plotësuar paletën e make-upit tuaj, mirëpo keni dilemë se s’i t’ia bëni me flokët.

Gjëja më e mirë e Vitit të Ri është që gjithmonë e përjetojmë si ndonjë fillim të ri, andaj kurrë nuk hezitojmë t’i provojmë gjërat e reja. Megjithatë, nëse për Vitin e Ri planifikoni ndonjë festë të posaçme, ndoshta do të dëshironi të provoni që më parë frizurën, në mënyrë që të mos ju ndodhin situata të pakëndshme.

Po ju japim disa propozime për frizura moderne dhe solemne, për të cilat nuk ju nevojitet angazhim i madh, por që ju bëjnë joshëse, ndërkaq deri në pritjen e Vitit të Ri me siguri do të gjeni frizurën që ju përshtatet më së miri. /Telegrafi/