LAJMI I FUNDIT:

“Frika” për një eksod të ri (Video)

“Frika” për një eksod të ri (Video)

Frika për një eksod të ri ekziston. Eksodi mund të vije si nga mosliberalizimi ashtu edhe nga liberalizimi i vizave.

Për njohësin e rrethanave politike në vend, Nexhmedin Spahiu, është liberalizimi i vizave ai që mund ta rrezikonte Kosovën për një eksod të ardhshëm, të ngjashëm me atë të fundit të vitit 2014 dhe fillim të vitit 2015.

E, në Ministrinë e Punëve të Brendshme, liberalizimin e vizave apo mos liberalizimi i tyre nuk e shfaqin si problem për një eksod tjetër.


Zv. ministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha për Tribuna Channel thotë se vizioni i qytetarëve për një jetë më të mirë në vendet evropiane ka ndryshuar.