LAJMI I FUNDIT:

Fredi Beleri transferohet në Tiranë, pritet sot seancë në Gjykatën e Posaçme GJKKO

Fredi Beleri transferohet në Tiranë, pritet sot seancë në Gjykatën e Posaçme GJKKO

Kandidati fitues i Bashkisë së Himarës i arrestuar për shit-blerje votash, Fredi Bejleri është transferuar ditën e djeshme nga paraburgimi i Vlorës për në paraburgimin 313 në Tiranë.

Sot pritet të zhvillohet në Gjykatën e Posaçme GJKKO seanca e rivlerësimit të masës së sigurisë “Arrest me burg”, e dhënë nga gjykata e Vlorës një ditë përpara zgjedhjeve lokale. Ndërsa i arrestuari tjetër Pandeli Kokaveshi vazhdon të qëndrojë në spital pas problemeve me zemrën.

Gjyqtare e çështjes në seancën që do të mbahet në GJKKO, në orën 13:00, është Atalanta Zeqiri, ndërsa do të përfaqësojë organin e akuzës, Prokurorinë e Posaçme (SPAK), Dorina Bejko, raporton Euronews.


Beleri u arrestua gjatë orëve të para të mëngjesit të së premtes, 12 maj, dy ditë përpara zgjedhjeve, nën dyshimet si i përfshirë në shit-blerjen e votave.

Beleri ndodhej në ambientet e restorantit të tij në Himarë kur u shoqërua ne polici.

Arrestimi i Belerit para zgjedhjeve në Himarë, çështja shkon në Senatin amerikan
Lexo po ashtu Arrestimi i Belerit para zgjedhjeve në Himarë, çështja shkon në Senatin amerikan

Ai u shoqërua nga efektivë të prokurorisë së Vlorës, në drejtim të komisariatit dhe më pas u transferua në komisariatin e Vlorës.

Bashkë me Belerin u shoqëruan dhe dy persona të tjerë, Pandeli Kokaveshi, pjesë e shtabit elektoral të Fredi Belerit dhe avokati i tij. Kokaveshi vuante nga problemet e zemrës, dhe disa orë pas shoqërimit të tij në polici është thirrur ambulanca që e ka marrë dhe e ka transferuar drejt spitalit pasi ka shfaqur probleme.

Pas tre orësh nga shoqërimi u lirua avokati personal i Fredi Belerit, i cili u shoqërua gjithashtu në prokurori.

Në fletën e arrestit të lëshuar ndaj Belerit theksohet se ai u ndalua në flagrancë duke blerë vota, ndërkohë që në dosjen e prokurorisë thuhet se blerja e votave është kryer nga Kokaveshi në ambientet e tualetit të një lokali në mesditë dhe jo në momentin e arrestimit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Kalo në kategori