Gazeta "Frankfurter Allgemine Zeitung“ (FAZ) në një nga numrat e fundit të saj boton artikullin me titull “Kosova po mbetet pa dritë", ku analizon situatën ekonomike dhe problemet e mjedisit në këtë vend.
Një ndër shqetësimet që ngre autori është problemi i ndotjes së mjedisit në Kosovë dhe si shkak kryesor për këtë përmenden termocentralet e vjetruara “Kosova A” dhe “Kosova B”.
Të dy këto termocentrale problematike, që ndërkohë e kanë tejkaluar periudhën e amortizimit, sipas analistit të FAZ paraqesin rrezik të madh për shëndetin e qytetarëve të Kosovës.
Emetimi i grimcave të pluhurit, i dioksidit të karbonit dhe azotit pavarësisht masave mbrojtëse ndaj mjedisit i tejkalojnë dyfish normat evropiane. Gjithashtu ndërprerja e vazhdueshme e energjisë elektrike e bën të pamundur jetesën në Kosovë, një nga arsyet kjo përse shumë kosovarë vendosin të emigrojnë.
Ndër shkaqet e largimeve masive së fundi nga Kosova në radhë të parë është prapambetja ekonomike, por edhe gjendja emergjente e furnizimit me energji është shkak për këtë situatë.
Jan- Peter Olters, drejtor lokal i Bankës Botërore, e shpjegon sa më poshtë situatën e pashpresë në Kosovë: mungesa e investimeve do të thotë mungesë e vendeve të punës, mungesë perspektive dhe emigracion – pra ky është një rreth vicioz.
Më tej FAZ shkruan: Ndonëse sipërmarrja gjermane e centraleve energjetike “Bilfinger Solutions” po planifikon një remont kapital të termocentraleve “Kosova A” dhe “Kosova B“, këto plane deri tani kanë hasur në rezistencën e qeverisë.
Ndërkohë BE-ja po ushtron presion ndaj Kosovës dhe kërkon që deri në vitin 2017 të mbyllet për arsye të mjedisit termocentrali Kosova A. Por edhe sikur sipërmarrësi i ndërtimeve dhe autoritetet të bien dakord brenda këtij viti, impiantet e reja për përftimin e energjisë në të ardhmen në Kosovë do të mund të vihen në përdorim vetëm në vitin 2012.
Si do të mund t’i furnizojë ky vend deri atëherë qytetarët me energji dhe ujë të ngrohtë? Një zgjidhje është importimi, për të cilin Kosova, sipas kryesisë së Entit Regullator të Energjisë në Prishtinë, nuk është në gjendje ta përballojë financiarisht mbulimin në tërësi të nevojave për energji prej ofruesve të huaj.
Shqipëria fqinje konsiderohet si një burim me përparësi i furnizimit me energji, përmes hidrocentraleve të saj, që në pjesën më të madhe i mbulon nevojat e veta për energji dhe furnizon edhe Kosovën.
Kësisoj Kosova, mund t’i mbulojë nevojat e veta për energji përmes rrjetit të tensionit të lartë nga Shqipëri si dhe prej termocentraleve të veta, shkruan “Frankfurter Allgemeine Zeitung”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnalisti malazez për fjalimin e Osmanit në Uashington: 12 minutat më së miri të shfrytëzuara ndonjëherë nga një politikan
Vaktia e Ramazanit 2025
Rashiq ngre dyshime për manipulime nga Lista Serbe: Persona të panjohur po ofrojnë para për anulimin e votave të partisë time
Problemet që u shfaqën me rezultatet preliminare ditën e diel, KQZ fton Prokurorinë dhe institucionet e tjera të sigurisë të sqarojnë situatën
Haziri: LDK ka pasur zot shtëpie dhe ka lënë rend shtëpie, pa LDK-në nuk shkaktohen procese dhe as nuk mbyllen procese
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re