LAJMI I FUNDIT:

Franga e fortë “dëmton” ekonominë

Franga e fortë “dëmton” ekonominë

Banka Kombëtare e Zvicrës ka braktisur tavanin e valutës me euron, por një limit i frangës zvicerane vazhdon ende. Ndërsa politikëbërësit nuk e kanë komfirmuar, ata po mbrojnë një limit defakto të valutës që është 10 për qind sipër tavanit që braktisën 21 muaj më parë, tregon Bank of America dhe UBS.
Franga u vlerësua në 1.08 për euro dhe aty ka gjetur rezistencë. Parandalimi i një frange më të fortë, që dëmton ekonominë, vjen me një kosto ndaj Bankës Kombëtare të Zvicrës.

Ndërhyrja duke blerë euro ka çuar rezervat në valutë të huaj në një nivel rekord prej 630 miliardë dollarë, duke e lënë bankën të cënueshme ndaj luhatjeve në tregun valutor.

Parandalimi i një ekspansioni të pakontrolluar të bilancit të bankës ishte një nga komentet që Presidenti Thomas Jordan dha kur u braktis tavani zyrtar me euron në Janar të 2015-ës, ku rezervat qëndronin në 498 miliardë dollarë.


Ekspertët thonë se ka presione të vazhdueshme politike mbi Bankën Qendrore të Zvicrës që po përdor shumë para për të stabilizuar valutën. Sipas tyre, me këtë ndërhyrje, Zvicra do të ketë shumë asete në euro, dhe nëse franga do të vlerësohet më tej, këto asete do të humbin vlerë.

Tavani jo zyrtar, e ka bërë frangën një nga valutat më pak të luhatura kundrejt euros në tregje gjatë 6 muajve të fundit. Valuta e vetme me më pak luhatje ka qenë krona daneze që është me regjim fiks të kursit të këmbimit.

Franga arriti në 1.085 për euro më 28 Tetor. Rritja ka patur pas daljes së Britanisë nga Bashkimi Europian, gjë që nxiti Bankën Qendrore të ndërhyjë për ta frenuar. Që prej atëherë, thuajse nuk ka patur luhatje fare. /Telegrafi/