Dy persona janë dërguar në gjyq nga Prokuroria e cila ka mbyllur hetimet për shtetasit Armando T dhe Elton Sh, që të dy ndodhen në burg të arrestuar, pasi mbi ta rëndojnë akuzat për “vjedhje, kryer në bashkëpunim”, dëm të një shtetasi francez i cili më 21 dhjetor 2016, ka njoftuar policinë se i janë grabitur disa sende në banesën e tij në Tiranë ku jetonte prej një viti me qira.
Francezi ka ngritur padi mbi dyshimet që kishte mbi të pandehurit. Ai ka dëshmuar se punon si ndihmës teknik në një kompani në kryeqytet dhe Elton Sh. e ka njohur pasi prej tij ka marrë ftesë për miqësi në rrjetin social Facebook, shkruan “Panorama”. Elton SH, i është prezantuar si “R”, dhe se punonte në një palestër.
Më 20 dhjetor 2016, rreth orës 23:40, E.Sh i ka telefonuar dhe i ka thënë që donte ta takonte për qejf me një shokun e tij. Kallëzuesi i ka ftuar për të pirë në banesën e vet. I ka pritur poshtë pallatit dhe i ka përcjellë për në banesë ku, pasi janë ulur, kanë nisur të pinin verë, vodka e pije të ndryshme dhe kanë biseduar në anglisht.
Francezi ka thënë se ka hyrë në një moment në tualet dhe kur ka dalë që aty ka vënë re që i mungonte telefoni celular.
I ka pyetur të dy ata dhe nga mimika e fytyrës së tyre kuptoi që ata diçka fshihnin, madje njeri prej tyre kishte diçka të fshehur në xhepin e pantallonave.
Kallëzuesi ka zgjatur dorën dhe ia ka marrë nga xhepi dhe ka njohur telefonin e vet. I irrituar i ka dëbuar nga shtëpia e tij.
Ndërkaq, pasi kanë kaluar ca minuta, ka vënë re që në banesë i mungonin edhe laptopi, por çanta ishte aty, i mungonte një karikues wireless i celularit që karikonte një bateri të jashtme të celularit, mungonin 5.000 lekë në çantën e laptopit.
U ka telefonuar të dyve por ata nuk i janë përgjigjur.
Të nesërmen ka shkuar në punë dhe mandej në polici ku ka kallëzuar sa më lart. Policia i ka treguar disa fotografi personash nga sistemi TIMS dhe ai ka deklaruar që kishte dyshime të forta tek të quajturit E. Sh dhe A.T.
Policia ka këqyrur banesën dhe ka vendosur kryerjen e ekspertimeve daktiloskopike.
Pasi u ekzekutuan vendimet gjyqësore për caktimin e masave të sigurimit “arrest në burg” për të dyshuarit A.T, E.SH, në seancë gjyqësore A.T deklaroi që nuk kishte qenë fare në banesën e shtetasit francez, por pohoi që kishte njohje me Elton Sh.
Elton Sh. deklaroi që kishte shkuar në banesën e francezit ftuar prej tij dhe do të kryenin marrëdhënie homoseksuale.
Këtë do e bënte sipas tij sepse kishte nevojë për të holla meqenëse kishte sëmurë fëmijën.
Sa i përket A.T ai mohoi që ai të kishte qenë në banesë atë natë. Lidhjen me francezin e ka bërë përmes një shërbimi chat-i në internet ku francezi paraqitej me moshën 38 vjeç.
Në vijim, A.T, në prani të mbrojtësit të vet, pohoi që kishte qenë realisht në atë banesë. Ftesën për të shkuar aty e kishte marrë nga E.SH që i ka shpjeguar se e kishte njohur francezin përmes rrjeteve sociale dhe se atje do të pinin verë.
Pohon se kanë konsumuar që të tre shumë pije alkoolike, ai është dehur dhe ka humbur kontrollin.
Nuk është në gjendje të shpjegojë se si u gjet telefoni në xhepin e pantallonave të tij dhe nuk është në gjendje të thotë se çfarë sendesh të tjera mund të jenë marrë në atë banesë. Kur ka dalë nga ajo banesë ka ikur me taksi sepse nuk mund të ecte.
Rrethanat e lartpërmendura, provat e grumbulluara sollën Prokurorinë në përfundimin që fakti duhej cilësuar si “vjedhje, kryer në bashkëpunim”, krim i parashikuar nga neni 134§2 i Kodit Penal. Provohet që A.T dhe E.SH kanë përvetësuar telefonin e X dhe sende të tjera që nuk u gjetën nga policia.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Zgjedhjet në Shqipëri, 42 mijë shtetasve nga diaspora u refuzohet aplikimi

Shala për grisjen e Kuranit në Prizren: Akt që duhet hetuar pa emocione nga organet e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës