Studenti 18 vjeçar nga Franca, Arnaud Boutin në një intervistë për Telegrafi.com me gazetaren Jehona Hulaj, ka folur rreth studimit të gjuhës shqipe dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në universitetin Inalco të Parisit.
Boutin ka treguar se dëshira e tij për të studiuar gjuhën shqipe kishte ardhur qysh në moshën e adoleshencës.
“Kur isha 15 vjeçar kisha një mik që quhej Alban dhe në kohën e adoleshencës të gjithë jemi kureshtar dhe e zbulova Shqipërinë peizazhet e bukura të Shqipërisë dhe Kosovën pastaj, dhe vendosa që të studioj gjuhën shqipe. Tash janë në vitin e dytë të studimeve. Profesorët që ligjërojnë janë shqiptar dhe shumica vijnë nga Shkodra.”, tha Boutin.
Studenti francez më tej tregon se në fillim të studimeve të tij ka pasur vështirësi, mirëpo që gradualisht ka arritur t’i mënjanoj.
Ai shprehet se ka vizituar vetëm njëherë Shqipërinë dhe ka qëndruar vetëm dy ditë.
“Unë kam shkuar në Shqipëri vetëm një herë ishte në muajin shtator kam qëndruar vetëm dy ditë në Tiranë dhe në Krujë, por dua të shkoj sërish”, tha Boutin.
Dëshira për të mësuar gjuhën shqipe dhe historinë e shqiptarëve, e shpreh edhe simboli i shqiponjës që ai mbanë në dhomën ku ai studion. Ai tregon se këtë e ka dhuratë nga disa miq të tij shqiptar.
“Kam disa miq shqiptar dhe gjyshi i njërit nga miqtë më ka dhuruar këtë shqiponjë”, shprehet Boutin.
E emri i tij Arnaud ndonëse është emër francez, duket pak si emërtimi që turqit i kanë vënë shqiptarëve në kohën e Perandorisë Osmane, por ai tregon se emri i tij nuk ka fare lidhje me shqiptarët apo turqit.
“Të gjithë më pyesin për emrin, e di këtë, por në frëngjisht nuk ka asnjë kuptim me prejardhje shqiptare ose turke”, u shpreh Aranud Boutin për Telegrafin.
Mes tjerash ai tregon se i pëlqen shumë kultura shqiptare, historia e shqiptarëve që nga periudha e Ilirëve e deri më sot. Arnaud thotë se i pëlqen edhe muzika shqip dhe se këngëtare të preferuar ka Elvana Gjatën.
“Prilli i thyer” nga Ismail Kadare dhe “Vdekja më vjen prej syve të tillë” nga Rexhep Qosja, janë librat e preferuar të studentit francez Aranud Boutin.
Ai shprehet se lexon në gjuhën shqipe edhe poezitë e shkrimtarit të njohur Naim Frashëri. Në fund të kësaj interviste Boutin ka recituar disa vargje të poezisë “Bagëti e Bujqësi” të Naim Frashërit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Dorëzohet në polici Goce Trajkovski, dëshmitari i vrasjes së Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovskit
Policia në kërkim të një personi në Gjakovë, dyshohet se kreu vjedhje në një xhami
Rokas: Jemi të fokusuar në ndihmën e vendit për zbatimin e reformave
Gripi po e kalon pragun epidemik, IKSHPK apel qytetarëve që të vaksinohen
Mickoski takon familjen Rusi në SHBA: Ata janë shembull i shqiptarëve të suksesshëm nga Maqedonia
"Programi i kuponëve" MASHTI fton për aplikim familjet që janë përfituese të Skemës së Asistencës Sociale
Prokuroria Speciale po heton 1 mijë e 600 kontrata njëburimore
Krasniqi: E kaluara e lavdishme e prindërve, burim frymëzimi e angazhimi për një Kosovë ma mirë
Ura e Badocit u lëshua për qarkullim pa përfunduar testimi final, intervistohet një person
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar