LAJMI I FUNDIT:

Françeska Jaçe dënohet me burg

Françeska Jaçe dënohet me burg

Ish-banorja e “Big Brother” është deklaruar fajtore nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor, duke u dënuar me një muaj burg, për veprën penale “shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”, të parashikuar nga neni 290/1 i Kodit Penal.

“Panorama Plus” shkruan sot se gjyqtari i çështjes, Artan Gjermeni, mori në shqyrtim gjatë seancës së datës 21 tetor gjykimin e shqyrtuar ndaj të pandehurës Françeska Jaçe. Nga shqyrtimi i çështjes rezultoi e provuar se më datë 18.04.2015, në vendin e quajtur rruga “Fushë Prezë”,
Françeska Jaçe duke drejtuar automjetin e saj të markës “Volkswagen”, me targë AA838 LC, sipas drejtimit Fushë Krujë–Vorë, ka tentuar të bëjë kthim majtas për të hyrë te karburant “Agipi”. Nga kjo lëvizje e gabuar është përplasur me automjetin fuoristradë të markës “Range Rover” me targa AA 656 Gl, që drejtohej nga shtetasi A.K. Si pasojë e kësaj, automjeti me targa AA 656Gl është përplasur me automjetin tip veturë të markës “Audi A4” me targa MHO 2411, që drejtohej nga shtetasi I.LL, i cili ka qenë në korsinë e tij të djathtë sipas drejtimit Fushë- Krujë- Vorë dhe pas mjetit AA838LC, që drejtohej nga Françeska Jaçe.

Nga ky aksident automobilistik kishte ardhur dhe plagosja e katër shtetasve, të cilët u dërguan menjëherë në spital për ndihmë mjekësore. Nga akti i ekspertimit autoteknik, datë 18 prill, 2015, i Sektorit të Policisë Shkencore, shkaku kryesor i ndodhjes së aksidentit ishte shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor nga ana e Françeskës. Në këto rrethana, e ndodhur përpara këtyre parashtrimeve, përcaktimit të faktit dhe provave në gjykim, Gjykata ka çmuar se veprimet e të pandehurës, Françeska Jaçe, plotësojnë të gjitha elementet që kërkon legjislacioni penal shqiptar për t’i cilësuar këto veprime si elemente të figurës së veprës penale “shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Në zbatim të nenit 406 të Kodit Penal, të pandehurës 21-vjeçare i ulet 1/ 3 e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 20 ditë burgim, si dhe më pas pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim dhe zëvendësimin e tij me detyrimin që Jaçe të përmbushë një punë me interes publik. Gjatë periudhës që Françeska ka qenë në gjykim, ajo është shfaqur në ekran si moderatore e spektaklit të bukurisë “Miss Universe Albania” në Tiranë./Lapsi/


Në trend Magazina

Më shumë
Unikkatil reagon për herë të parë pas vdekjes tragjike të vëllait të tij: Përjetove gjëra që disa nuk munden as me qindra jeta

Unikkatil reagon për herë të parë pas vdekjes tragjike të vëllait të tij: Përjetove gjëra që disa nuk munden as me qindra jeta

Magazina

"O idiote ik", G Bani eskalon në dhunë verbale ndaj Valbonës - detyrohen banorët e tjerë të ndërhyjnë

Magazina
Motra e Vjosa Osmanit, Blinera tregon se a është xheloze për sukseset e motrës: Njerëzit më thonë që pas saj duhet të bëhem unë presidente

Motra e Vjosa Osmanit, Blinera tregon se a është xheloze për sukseset e motrës: Njerëzit më thonë që pas saj duhet të bëhem unë presidente

Magazina
Xheneta Fetahu kërcënohet në rrjete sociale, publikon mesazhet

Xheneta Fetahu kërcënohet në rrjete sociale, publikon mesazhet

Magazina
“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur

“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur", Rovena Stefa publikon një video të vjetër të banores së BBVA

Magazina

"Më ke bërë të ndihem si plehrë", Gjesti - Eglit: Kur e kam parë ma ka shpifur

Magazina
Kalo në kategori