LAJMI I FUNDIT:

Franca do të detyrojë reklamuesit e makinave të vendosin mesazhe që inkurajojnë çiklizmin dhe ecjen

Franca do të detyrojë reklamuesit e makinave të vendosin mesazhe që inkurajojnë çiklizmin dhe ecjen

Një ligj i ri në Francë do t’i detyrojë kompanitë e makinave të vendosin mesazhe në reklamat e tyre që inkurajojnë njerëzit të marrin në konsideratë metoda më të gjelbërta të transportit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ashtu si deklaratat në reklamat për pije alkoolike ose paralajmërimet shëndetësore në paketimin e cigareve, reklamave të makinave do t’ju kërkohet të shfaqin mesazhe që inkurajojnë ecjen, çiklizmin, si dhe transportin publik.

Këto mesazhe përfshijnë “Për udhëtime të shkurtra, zgjidhni të ecni ose me biçikletë”, “Merrni transportin publik çdo ditë”, ….


“Dekarbonizimi i transportit nuk është vetëm kalimi në automjete elektrike. Ai gjithashtu ndodh, kur është e mundur, të përdorni transportin publik ose biçikletat”, ka thënë Barbara Pompili, Ministre e Tranzicionit Ekologjik të Francës.

Rregulloret e reja u miratuan të martën dhe hyjnë në fuqi më 1 mars. Ato do të zbatohen për reklamat në TV, në kinema, në tabela, në shtyp, në internet dhe në radio. /Telegrafi/