LAJMI I FUNDIT:

Fotolajm: Munishi iu përkulet tifozëve

Fotolajm: Munishi iu përkulet tifozëve

Është e pabesueshme se sa modest dhe sa i madh është ky njeri. Trajneri i Llamkos Kosovës, Ismet Munishi, iu është përkulur tifozëve vushtrrias ‘Forca’ të dielën në stadiumin ‘Ferki Aliu’ gjatë festës së titullit të parë në histori të këtij klubi.

Tifozët e Vushtrrisë, Forcat, ishin forca shtytëse e Llamkos Kosovës gjatë tërë edicionit duke e mbushur stadiumin pothuajse në çdo lojë për ta përkrahur skuadrën e tyre të zemrës drejt titullit të parë në histori të klubit.

Për tërë mundin e bërë, trajneri i kësaj skuadre Ismet Munishi iu falënderua atyre në mënyrë të veçantë dhe speciale duke iu përkulur atyre. /Telegrafi/