Fotografi shqiptar, Visar Kryeziu është shpallur fitues në konkursin e fotografisë nga kompania “Knorr” në Zvicër. Ai ka kapur një moment të vajzës së tij duke ushqyer mjellmat pranë një liqeni, kurse pranë saj ka vendosur një produkt të “Knorr”.
I diplomuar në Fakultetin e Arteve në degën e Grafikës në Prishtinë, Kryeziu vazhdon krijimtarinë artistike edhe në Zvicër, kryesisht në pasionin e tij për fotografinë. Ai në një intervistë është shprehur se ka qenë i bindur se do të shpallet fitues në këtë garë, përkundër konkurrencës së fort.
“Po, kam pritur që të fitojë. Në fakt kam qenë i bindur ende pa e shkrep fotografinë se do të jetë një foto që do të bëjë një konkurrencë të fortë karshi garuesve të tjerë. Në momentin që e kam parë konkursin dhe kriteret që kërkoheshin, mua më ka lindur menjëherë ideja se çfarë foto duhet të jetë”, ka thënë Kryeziu për Koha.net.
“Knorr” është një industri gjigante në Zvicër, e cila merret me prodhimin e gjërave ushqimore. Fotografia më e mirë është përzgjedhur nga një juri profesioniste, kurse në mesin e mbi 100 konkurrentëve, fotografia e Visar Kryeziut është shpallur më e mira.
I pyetur nga se çfarë rëndësie ka ky çmim, Kryeziu është shprehur se është i veçantë, sepse i jep shtytje edhe më tepër që të vazhdoj rrugën e artit. “Ky çmim ka një rëndësi të veçantë, për shkak se me këtë hap po vazhdoj më tutje rrugën e artit, të cilën e kam filluar qysh në kohën që kam përfunduar degën e Grafikës në Akademinë e Arteve në Prishtinë”, është shprehur ai.
Për këtë çmim ai është shpërblyer me 2500 franga, si dhe ka fituar një udhëtim me aeroplan të vogël që të vizitojë të gjitha Alpet e Zvicrës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

GALERIA Shopping Mall dhe Shoqata Humanitare Bereqeti hapin nismën humanitare

Blej më të mirën dhe kurse me Petrol Company!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës