LAJMI I FUNDIT:
Fun

Fotografia e kreut të parlamentit kroat bëhet hit

Fotografia e kreut të parlamentit kroat bëhet hit

Udhëheqësit e Kroacisë, përkatësisht presidenti, Zoran Milanoviq, kryeministri, Andrej Plenkoviq dhe kryetari i Parlamentit, Gordan Jandrokoviq, përdorin ngjarjet e përditshme për të theksuar më tej ndarjet që mbizotërojnë aktualisht në skenën politike kroate.

Një nga “konfliktet” e fundit u zhvillua midis Milanoviqit dhe Jandrokoviqit, dhe këtë herë, tema e diskutimit ishte pozicioni i Presidentit të Gjykatës Supreme të Kroacisë.

Kryetari i parlamentit mbështeti pikëpamjet e kryeministrit dhe theksoi se Zlata Gjurgjeviq nuk mund të ishte kandidate për këtë pozicion, ndër të tjera për shkak të programit të saj, i cili përfshin, sipas interpretimit të Jandrokoviqit, kthimin e politikës në Gjykatën e Lartë.


Sidoqoftë, duket se Kryetari i Parlamentit padyshim i mori deklaratat e presidentit kroat shumë personalisht dhe publikoi një foto nga pushimet gjersa pohoi se “qytetarët mund të gjykojnë nëse ka muskuj”.

Shumë shpejt, fotografia u bë virale në mediat sociale, dhe meqenëse u botua në mes të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale në Kroaci, një grup qytetarësh në Zagreb vendosën të përdorin postimin dhe ngjitën foton në disa stacione tramvaji me fjalët “Zhveshuni deri në fund”, “Tani është e rëndësishme ti hiqni plotësisht”, “StriperNjonjo” dhe shumë mbishkrime të tjera krijuese.

Në muajt e fundit, veçanërisht gjatë zgjedhjeve lokale në këtë vend, tensionet midis Milanoviqit – Plenkoviqit – Jandrokoviqit nuk janë qetësuar dhe pothuajse çdo ditë udhëheqësit kroatë përdorin mundësi si këto për të treguar se ata nuk bien dakord për shumë çështje në këtë moment mbi politikën e brendshme kroate. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Vetëm ata me shikim të mprehtë mund ta dallojnë lakuriqin në mesin e maceve

Vetëm ata me shikim të mprehtë mund ta dallojnë lakuriqin në mesin e maceve

Interesante
Mendoi se nëse e lidhë shtëpinë me shirita, do t’i shpëtojë uraganit Milton – fotografia e amerikanit që u bë virale

Mendoi se nëse e lidhë shtëpinë me shirita, do t’i shpëtojë uraganit Milton – fotografia e amerikanit që u bë virale

Fun
Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Interesante
Burri nga Las Vegasi ngjit lartësinë e Everestit në shkallët e shtëpisë së tij

Burri nga Las Vegasi ngjit lartësinë e Everestit në shkallët e shtëpisë së tij

Interesante
'Topi i zjarrtë' ndriçon qiellin e Australisë

'Topi i zjarrtë' ndriçon qiellin e Australisë

Interesante
Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë

Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë

Interesante
Kalo në kategori