Profesionistë apolitikë nga Kosova dhe diaspora u kanë bërë thirrje institucioneve më të larta të vendit për themelimin e Ushtrisë së Kosovës.
Në thirrjen drejtuar presidentit të vendit, kryeministrit, ministrit të FSK-së dhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ata kanë shprehur shqetësimet lidhur me zhvillimet rreth situatës së sigurisë në Kosovë, duke marrë parasysh ekspozimin e territorit të Republikës së Kosovës ndaj kërcënimeve të drejtpërdrejta nga Serbia.
“Pavarësisht mundësive të kufizuara financiare të Kosovës dhe nevojave të shumta në sferën e arsimit, shëndetësisë, infrastrukturës, etj. siguria kombëtare nuk ka çmim. Ajo është parakusht për zhvillim. Përvojat tona të vazhdueshme si popull kanë dëshmuar se në mungesë të strukturave efektive mbrojtëse, popullata civile e vendit dhe interesi i Kosovës janë dëmtuar në vazhdimësi”, thuhet ndër të tjerash në thirrjen e nënshkruar në mënyrë elektronike nga 25 profesionistë apolitikë nga Kosova dhe diaspora.
Kjo është komunikata e plotë e këtij grupi:
“Ne të poshtëshënuarit
Të shqetësuar për zhvillimet rreth situatës së sigurisë në Kosovë dhe duke marrë parasysh ekspozimin e territorit të Republikës së Kosovës ndaj kërcënimeve të drejtpërdrejta nga Serbia
Të vetëdijshëm për: pretendimet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës dhe rrezikun e ndarjes së vendit rrezikun e përfshirjes së të gjithë rajonit në një konflikt të ri me shkallë të gjerë zhvillimet politike e gjeostrategjike në rajon dhe në botë mungesën e mekanizmave efikas mbrojtës të Republikës së Kosovës prezencën e NATO-s në Kosovë dhe nevojën e anëtarësimit sa më të shpejtë të Kosovës në të
Duke u thirrur në: parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara, ligjet dhe zakonet ndërkombëtare për paqe e siguri Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe të drejtën e qytetarëve të Kosovës për vetëmbrojtje në rast të agresionit të jashtëm bëjmë
THIRRJE
Për krijimin e menjëhershëm të Ushtrisë së Kosovës me qëllim që kjo ushtri t’i shërbejë interesit të qytetarëve të Republikës së Kosovës, pa dallim, paqes, sigurisë dhe mbrojtjes së integritetit territorial e sovranitetit të vendit.
Me Ushtrinë e Kosovës duhet të krijohet infrastruktura e kompletuar mbrojtëse përfshirë komponentët për mbrojtje tokësore, ajrore dhe kibernetike.
Kjo infrastrukturë mbrojtëse duhet të shtrihet në tërë territorin e Kosovës bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Pavarësisht mundësive të kufizuara financiare të Kosovës dhe nevojave të shumta në sferën e arsimit, shëndetësisë, infrastrukturës, etj. siguria kombëtare nuk ka çmim. Ajo është parakusht për zhvillim. Përvojat tona të vazhdueshme si popull kanë dëshmuar se në mungesë të strukturave efektive mbrojtëse, popullata civile e vendit dhe interesi i Kosovës janë dëmtuar në vazhdimësi. Ne nuk guxojmë të lejojmë të na përsëritet historia.
Kjo thirrje është nënshkruar në mënyrë elektronike nga (sipas alfabetit):
- Abit Hoxha – Studiues i mediave dhe sigurisë – Gjermani
- Agim Musliu – Njohës i sigurisë – Kosovë
- Agim Morina – Gjuhëtar – Britani e Madhe
- Agon Maliqi – Politolog – Kosovë
- Anton Ahmetaj – Ekonomist – Norvegji
- Arben Hajrullahu – Politolog – Kosovë
- Arber Ahmeti – Studiues i sigurisë – Austri
- Armend Bekaj – Politolog – Suedi
- Avni Zogiani – Hulumtues – Kosovë
- Bekim Baliqi – Politolog – Kosovë
- Besnik Pula – Sociolog – SHBA
- Dardan Velija – Konsulent i politikave publike – Kosovë
- Donik Sallova – Politolog – Kosovë
- Gani Ahmetaj – Afarist – SHBA
- Ganimete Asllani – Juriste – Britani e Madhe
- Getoar Mjeku – Avokat – SHBA/Kosovë
- Jeta Rudi – Ekonomiste – SHBA
- Kujtim Dobruna – Ekonomist – Austri/Zvicër
- Lumir Abdixhiku – Ekonomist – Kosovë
- Pal Shtufi – Afarist – Zvicër
- Petrit Zogaj – Politolog – Kosovë
- Pëllumb Kelmendi – Politolog – SHBA
- Shkëlzen Gashi – Studiues – Kosovë
- Uk Lushi – Ekonomist – SHBA
- Valmir Ismaili – Politolog – Kosovë”.
Kjo letër i është dërguar presidentit të Republikës së Kosovës, kryetarit të Kuvendit, kryeministrit, ministrit të FSK-së dhe deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia
Zgjedhjet në Kosovë: Kush voton e kush jo dhe pse ka rëndësi?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!