Formacioni më i mirë i lojtarëve që ndërruan kombëtaren, një shqiptar në mesin e tyre (Foto)

Ndërrimi i përfaqësueses për shkak të një apo më shumë nacionaliteti, gjithmonë ka qenë temë në komunitetin sportiv ndërkombëtar.
Së fundmi një temë e tillë ishte aktuale më lojtarët shqiptarë që përfaqësojnë Zvicrën apo kombëtare tjera të Evropës qendrore, aty ku edhe janë rritur, teksa pas pavarësisë së Kosovës është ngritur nevoja që të grumbullohen lojtarët më të mirë.
Pamundësia e disa lojtarëve për të nderuar vendin e origjinës së tyre, natyrisht se nuk është pritur mirë, pavarësisht se rregullat e FIFA-s e përcaktojnë qartë – një lojtar nuk ka të drejt të ndërrojë kombëtaren pasi të ketë luajtur në një ndeshje zyrtare apo kompeticion zyrtar, shkruan Telegrafi.
Megjithatë, ka edhe të atillë që kanë arritur me sukses të ndërrojnë kombëtaren e tyre të futbollit për të nderuar vendin e origjinës, aty prej nga kanë ardhur prindërit e tyre.
Telegrafi ju sjell formacionin e lojtarëve më të mirë të cilët kanë ndërruar përfaqësuesen e tyre.
Portier: Asmir Begovic
Po e fillojmë me portierin e Chelseat, Asmir Begovic, i cili u zhvendos në Kanada kur ishte vetëm 10 vjeç dhe përfaqësoi kombëtaren kanadeze në Botërorin e U-20 në vitin 2007. Sidoqoftë, ai ndryshoi mendjen dhe iu përkushtua vendit të tij të origjinës, Bosnje e Hercegovinës, për të cilën kombëtare ka luajtur në Botërorin e vitit 2014.
Anësor i djathtë: Taulant Xhaka
Vëllai i mesfushorit të Arsenalit, Granit Xhakës, Taulanti, ka përfaqësuar Zvicrën në secilën kategori të të rinjve që nga U-17 e deri në U-21.
Por, ai zgjodhi që të përfaqësojë kombin prej nga i ka rrënjët dhe madje u përball me vëllain e tij në Euro 2016, Granitin, i cili përfaqësoi Zvicrën. Ata ishin vëllezërit e parë në histori të një Kampionati Evropian që kanë luajtur kundër njëri-tjetrit.

Qendërmbrojtës: Neven Subotic
Mbrojtësi i Borusia Dortmundit ishte i rregullt në grumbullimet U-17 dhe U-20 të SHBA-ve, por ai vendosi që të luajë për Serbinë, vendin nga vjen, në Botërorin e vitit 2010. Ai po ashtu ka mundur të luajë edhe për Bosnje Hercegovinën, por në fund zgjodhi Serbinë.
Anësor i majtë: Faouzi Ghoulam
Mbrojtësi i majtë i Napolit u lind në Francë nga prindër algjergianë, por gjithmonë mbajti dashurinë e tij për Algjerinë si një përfaqësues në kombëaren e tij. Ai luajti disa ndeshje për Francën U-21, por vendosi që t’i mbetet besnik rrënjëve të tij, duke luajtur për Algjerinë në Botërorin e vitit 2014 dhe Kupën Afrikane të Kombeve.
Mesfushor: Thiago Motta
Mesfushori titanik i PSG-së ishte lindur në Brazili, por ka edhe nënshtetësinë italiane. Ai ka përfaqësuar Brazilin në CONCACAF Gold Cup në vitin 2003, por më pas luajti edhe për Italinë dhe pasi iu garantua leja nga FIFA, ai u grumbullua në skuadrën e Italisë në vitin 2011, teksa origjina italiane e tij rrjedh nga gjyshi i tij. 34 vjeçari ishte pjesë e skuadrës italiane për Botërorin 2014 dhe Euro 2016.

Mesfushor: Owen Hargreaves
Owen Hargreaves ishte një prej lojtarëve që nxiti më së shumti reagime me zgjedhjen e tij. Ish-mesfushori i Manchester Unitedit dhe Manchester Cityt, ishte lindur në Kanadë nga babai i tij anglez dhe nëna e tij uellsiane, e më pas iu bashkua të rinjve të Bayern Munichut në moshën 16 vjeçare. Ai luajti për Uellsin në Milk Cup të vitit 1998, por më pas vendosi që të përfaqësojë Anglinë dhe u bë i vetmi lojtar anglez që luajti për Anglinë pa jetuar kurrë në Angli, teksa debutimin e bëri në vitin 2001.

Mesfushor: Kevin Prince – Boateng
Ashtu sikurse vëllai i tij Jerome Boateng, Kevin Prince – Boateng kaloi nëpër akademinë e Hertha Berlinit, kurse luajti për Gjermaninë në nivelni e të rinjve deri në kategorinë U-21. Por, ai kërkoi që të përfaqësonte Ganën pasi e mori pasaportën ganeze, tekas luajti për “yjet e zeza” në dy Kampionate Botërore.
Mesfushor: Nacer Chadli
Anësori i WBA-së, Nacer Chadli, ka bërë një paraqitje të vetme për Marokon në nivelin ndërkombëtar të përfaqësuesve ndaj Irlanës së Veriut, por ai një vit më vonë vendosi të luajë për Belgjikën dhe këtë vazhdon që ta bëjë.
Mesfushor: James McClean
I dyti lotjar në listë nga WBA është James McClean, i cili është lindur në Irlandën e Veriut dhe luajti për vendlindjen e tji në nivelin U-21 në disa ndeshje. Kur u bë reprezentues i kombëtareve sendore, ai refuzoi mundësinë në fjalë për t’iu bashkuar Republikës së irlandës, një vendim që bëri që ai të përfundonte me kërcënime me vdekje nga një numër i madh njerëzish për shkak të përfshirje së tij në listën e Irlandës në skuadrën e Euro 2012.
Sulmues: Diego Costa
Një prej shembujve të fundit të ndërrimit të kombëtareve ka qenë edhe Diego Costa. Sulmuesi kontrovers luajti dy herë për kombëtaren e origjinës së tij, Brazilin, para se të aplikonte për nënshtetësinë e Spanjës dhe të nderonte më pas edhe fanellën e Stuhisë së Kuqe. Ai bëri debutimin në vitin 2014 dhe që nga ajo kohë reprezentoi e u adaptua në kombëtare në Botërorin 2014 dhe Euro 2016. Brazilianët janë ende të pakënaqur me faktin se ai ua “ktheu shpinën”.

Sulmues: Alfredo di Stefano
Pa dyshim skenari më i famshëm i një lojtari që ka luajtur për më shumë se një kombëtare është ai i legjendës së Real madridit, Alfredo di Stefano. Në mënyrë të pabesueshme, ai luajti për Argjentinën, Kolumbinë dhe Spanjën gjatë karrierës së tij si reprezentues ndërkombëtar. Ai u lind dhe u rrit në Argjentinë, por më pas shkoi të luajë për Kolumbinë, edhepse paraqitja e tij nuk u njoh asnjëherë zyrtarisht nga FIFA.
Të dyja vendet nuk ishin të mjaftueshme për të, dhe ai më pas mori nënshtetësinë e Spanjës, për të cilën kombëtare luajti nga viti 1957 deri në vitin 1961, duke shënuar 23 gola.
Cili prej jush mori vendimin e duhur dhe kush gaboi? A e gjykoni zgjedhjen e vëllezërve Xhaka për të luajtur për kombëtare të ndara? Si vlerësoni këtë fenomen? Shprehuni në hapësirën për komente… /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Salah parashikon derbin që Liverpooli e zhvillon përballë Man Cityt

Garë e zjarrtë për vendin e parë në La Liga, Barcelona nuk gabon

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë